Zëvendëskryeministri, me pasaportë të Serbisë në Rusi

Slobodan Petroviq, zëvendëskryeministër dhe njëherësh ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal, gjatë 2012-s ka bërë gjithsej 8 vizita zyrtare. Midis tyre është edhe një në Rusi. Ka qëndruar atje gjatë datave 4 e 5 dhjetor dhe gjatë kësaj peridhe, sipas një dokumenti zyrtar, ka shpenzuar 445 euro.
As ministria që drejton Petrovq, po as Ministria e Punësve të Jasthme nuk kanë dhënë asnjë informatë për vizitën.
Në territorin e Rusisë nuk mund të hyhet me pasaporta të Republikës së Kosovës. Kjo nga shkaku që, ky shtet, jo vetëm se nuk e njeh Kosovën, por nuk ia njeh as dokumentet e udhëtimit.
Shteti ka bërë përpjekje ta mbajtë të fshehtë këtë, shkruan Koha Ditore.
Rusia është aleati më i madh i Serbisë dhe shteti që më së shumti e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Duke qenë se ka fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit, ajo ka dhënë zotime se nuk do të lejoje anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara./Indeksonline/