E Martë, 3 Nëntor 2026

Fshati Palokastër në dy kohë – Kalaja dhe objektet e kultit, mundësi për zhvillimin turistik

Fshati Palokastër ndodhet 5 kilometra larg nga autostrada Gjirokastër- Tepelene dhe njihet edhe si ballkoni i njësisë administrative. Një fshat dikur i banuar nga shume banore sot si çdo fshat aty banojnë vetëm te moshuar te cilët e nisin dhe e përfundojnë ditën e tyre me punët e bujqësisë dhe blegtorisë

Pavarësisht që në rrugët e këtij fshati shikon vetëm të moshuar , përsëri banorët që kanë emigruar dhe imigruar i mirëmbajnë banesat e tyre duke i rikonceptuar edhe për bujtina të vogla familjare kjo fal historisë objekteve monumentale dhe kalasë që ky fshat ka fatin e mirë të ketë.

Ky është një fshat me histori të lashtë sipas gojëdhënave dhe legjendave  tregojnë banorët . Palokastra ka ditur të ruaj dhe të trashëgoj bashkëjetesën dhe harmoninë fetare . Mysliman dhe te krishter kanë dhënë dhe kanë marrë duke dhënë shembullin e mirë se feja e shqiptarit është shqiptaria.

Ky fshat përveç kalasë madhështore njihet edhe për objektet e kultit që ka kryesisht të kishave të cilat vitet e fundit mirëmbahen jo vetëm nga institucionet përkatëse por edhe nga vet banorët duke u kthyer edhe në atraksion të vogël turistik për të gjithë ata që vizitojnë këtë zonë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›