E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pomeroy: Kongresi vijon bashkëpunimin me Kosovën

Kosova ka shënuar përparime të dukshme vitet e fundit. Kështu ka deklaruar ish- anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Earl Pomeroy. Këto komente, ai i bëri pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ish-kongresisti amerikan tha se herën e fundit ka vizituar Kosovën, kur po festohej 2- vjetori i pavarësisë. Ai siguroi kosovarët se Kongresi Amerikan vazhdon të jetë i interesuar të bashkëpunoj me Kosovën dhe me Parlamentin.

“Anëtarët e Kongresit janë shumë të interesuar për Parlamentin e ri të Kosovës dhe ata duan shumë që ne të jemi partnerë. Ne kemi një përvojë prej 250 viteve, gjatë së cilës kemi bërë edhe gabime nga të cilat kemi nxjerrë shumë mësime dhe ndoshta ne mund të ndajmë përvojat me ju dhe të mësojmë nga njëri- tjetri”, theksoi Pomeroy.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se e ka njoftuar ish-kongresistin amerikan me zhvillimet në Kosovë, me procesionin e ndryshimeve kushtetuese dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›