Franca redukton trupat e saj në Kosovë
FRANCE- Franca të premten reduktoi trupat e saj në Kosovë nga 1.300 në 800 si pjesë e riorganizimit të forcave ndërkombëtare, njoftoi Associated Press.Ndërkohë, duke e mbrojtur praninë e trupave franceze në Afganistan, presidenti Nicolas Sarkozy tha se nuk është koha për tërheqje.“Ne duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë afganët deri sa ata të jenë në gjendje ta sigurojnë sigurinë dhe zhvillimin e tyre”, ka thënë Sarkozy, për të shtuar se kushtet për tërheqjen e trupave “ende nuk janë plotësuar”(BallkanWeb)