E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshati i mallkuar në Gjermani, kancer në çdo familje

GJERMANI – Autoritetet shëndetësore gjermane janë shokuar nga të dhënat e fundit për të sëmurët me kancer në një fshat të vogël me rreth 1500 banorë.

Autoritetet zbuluan se në fshatin Wewelsfleth ka të paktën një të sëmurë me kancer në çdo familje. Studiuesit e Universitetit Lubeck bënë të ditur se banorët janë të prekur kryesisht nga tumoret në gjoks, mushkëri, mitër, stomak dhe ezofag, por e kanë të pamundur të zbulojnë shkaqet e këtij “mallkimi”.

Ndërkohë banorët mendojnë se shkaku i fatkeqësisë lidhet me 3 centralet bërthamore që ndodhen afër fshatit të vogël. Ata janë të bindur se mbetjet bërthamore janë përhapur në ajër dhe ujë dhe gjendja është përkeqësuar me kalimin e viteve.

Siç raporton 'Daily Mail', kryetari i fshatit Ingo Karstens u ka kërkuar autoritete një studim të detajuar për të zbuluar shkaqet e kësaj “epidemie”. Mësohet se vetë kryetari i fshatit ka humbur dy bashkëshorte për shkak të kancerit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›