Hapet referendumi i organizuar nga serbët në veri të Kosovës
MITROVICË- Serbët e Veriut të Kosovës filluan sot të votojnë gjatë një referendumi të kontestuar.
Më shumë se 35 000 zgjedhës të regjistruar në katër rajone me shumicë serbe në veri të Kosovës janë thirrur për t'iu përgjur me po ose jo pyetjes: ''A pranoni ju institucionet e pretenduara nga Republika e Kosovës, të vendosura në Prishtinë?
Të 82 qendrat e vtoimit në këto rajone u hapën në orën 06:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 18:00 GMT. Votimi do të vazhdojë dhe nesër.
Zgjedhjet filluan dy ditë para katër vjetorit të pavarësisë së shpallur nga shumica shqiptare e Kosovës, më 17 shkurt 2008, që serbët e Kosovës dhe Beogradi refuzojnë ta njohin.
Presidenti serb, Boris Tadic i ka cilësuar së fundi këto zgjedhje si jo kushtetuese "Referendumi (...) vetëm kontribuon në thellimin e krizës. Para së gjithash ai nuk është konform Kushtetutës serbe'', deklaroi Tadic.
Nga rreth dy milionë banorë të Kosovës, aktualisht numërohen rreth 120 000 serbë, ku më shumë se 40 000 në veri. Ata të jugut duke qenë se jetojnë në enklava të rrethuara nga shumica shqiptarë nuk marrin pjesë në zgjedhje.
(d.b/BalkanWeb)