E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshati i neo-nazistëve

Fshati Jameli është sinonim për manifestimin më ekstrem i fenomenit drithërues në ish-Gjermaninë Lindore komuniste: ky manifestim flet për përhapjen e neo-nazizmit, që e shndërron shtetin e Mecklenburg Vorpommerit në një prej dy shteteve të Gjermanisë, në të cilat partia më e madhe e djathtë në Gjermani, NPD, është e përfaqësuar në parlament. Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 08:41

Ky qytet është pushtuar nga neo-nazistët. Shenjat përgjatë rrugës tregojnë në drejtim të Vjenës, Parisit dhe Braunau am Inn-vendlindjen e Adolf Hitlerit. Një udhëheqës i ekstremit të djathtë e drejton kompaninë e tij për shkatërrime nga shtëpia e tij, ndërsa në logon e firmës mund të shihet një mashkull me çekan, duke e shkatërruar yllin e Davidit.
Çdo disa muaj, banorët organizojnë ahengje nën qiell të hapur, ku mysafirët këndojnë këngën “Hitleri është udhëheqësi ynë.

Jameli është sinonim për manifestimin më ekstrem i fenomenit drithërues në ish-Gjermaninë Lindore komuniste: ky manifestim flet për përhapjen e neo-nazizmit, që e shndërron shtetin e Mecklenburg Vorpommerit në një prej dy shteteve të Gjermanisë, në të cilat partia më e madhe e djathtë në Gjermani, NPD, është e përfaqësuar në parlament.
Besohet se ekstremi i djathtë është përgjegjës për 40 sulme në këtë shtet, të ndërmarra gjatë vitit të fundit, përfshirë këtu edhe sulmin me gurë kundër zyrave të partive politike. Vitin e kaluar në Jamel, rrëfejnë dëshmitarët okularë, një neo-nazist sulmoi një vizitor dhe shprehu publikisht besnikërinë e tij ndaj Hitlerit.

Ky shtet ka shkallën më të lartë të papunësisë, më 12.7 për qind në dhjetor, gjë që ka ushqyer ksenofobinë, nga e cila kanë përfituar neo-nazistët.

“Ne nivelin federativ, ekstremistët islamikë paraqesin problemin më të madh; për ne, problemi më i madh mbetet e djathta ekstreme”, thotë Reinhard Muller, i cili kryeson degën shtetërore të shërbimit të brendshëm gjerman të inteligjencës.

Në Jamel, gjashtë prej dhjetë shtëpive janë në duart e ekstremit të djathtë, ndërsa autoritetet mendojnë se 10 prej 28 banorëve të rritur të fshatit janë pjesëtarë të ekstremit të djathtë. Jeta në qytet dominohen nga një njeri: Sven Krueger, zyrtar i lartë i NPD-së, i cili është rritur në fshat.

Zyrtarët theksojnë se Krueger njohet për aktivitete kriminale të nivelit të ulët, por ai viteve të fundit ka mbetur jashtë radarit të autoriteteve, pas hyrjes së tij në politikë.
Por kjo ndryshoi para rreth një jave, kur Krueger u arrestuan nën akuzat se ka pranuar gjësende të vjedhura dhe për armëmbajtje pa leje.

Krueger është pronar i një kompanie për shkatërrime, e cila ka një hapësirë dyfish më të madhe se zyra rajonale e NDP-së.

Nga aspekti ligjor, mund të bëhet shumë pak për dëbimin e neo-nazistëve-ata me kujdes anashkalojnë ligjet gjermane, të cilat ndalojnë përdorimin dhe shpalosjen e simboleve naziste dhe për këngët e ndaluara, të cilat njerëzit i dëgjojnë duke u kënduar gjatë natës, nuk mund të fajësohen individët.

Sidoqoftë, banorët lokalë theksojnë se simpatia e tyre është e qartë. Horst and Birgit Lohmeyer, të cilët kanë tashmë shtatë vjet që jetojnë në Jamel, theksojnë se skena lokale e djathtë joshë një numër të madh të neo-nazistëve, gjatë ahengjeve që organizohen disa herë në vit-përfshirë këtu edhe disa qindra prej tyre, të cilët ishin mysafirë në dasmën e Kruegerit verën e kaluar.

“Ata ulën përreth zjarrit dhe këndojnë këngë naziste. Nganjëherë në këto ahengje marrin pjesë mbi 300 ekstremistë të djathtë”, rrëfen Birgit Lohmeyer.

Në shenjë proteste, çifti Lohmeyer organizoi një aheng të vetin-një festival vjetor të muzikës, organizimi i të cilit ka filluar në vitin 2007.

“Ne e organizojmë këtë festival për demokraci dhe tolerancë, për të dëshmuar se ky fshat nuk është në tërësi në duar të ekstremit të djathtë. Ka njerëz tjerë këtu, të cilët nuk besojnë në ideologjinë e tyre”, shton Birgit Lohmeyer.

Krueger ka qenë ekstremisti i vetëm i njohur i djathtë në Jamal, kur familja Lohmeyer u vendos aty në vitin 2004. Por prania e tij fillojë të joshë ekstremistët tjerë; me arritjen e tyre, banorët tjerë filluan të largohen-dhe Krueger trimërojë miqtë e tij që të blejnë pronë në fshat.

NPD-ja është e margjinalizuar në nivelin kombëtar në Gjermani dhe kudo që kjo parti organizon tubime, disa qindra pjesëmarrës në këto tubime pothuajse gjithmonë përballen me mijëra kundërshtarë të NDP-së, të cilët protestojnë kundër tyre.

Agjencia gjermane për inteligjencë të brendshme vlerësoi se në vitin 2010 në Meclenburg Vorpommern kishte rreth 1400 ekstremistë të djathtë, numër ky i vogël në këtë shtet me 1.6 milionë banorë.

Mueller thotë se qeveria shtetërore mbështetet ndalimin e punës së NDP-së, por për këtë nuk ekziston ndonjë mbështetje e madhe në nivelin federativ.

Megjithatë, Birgit Lohmeyer beson se duhet të shtohet trysnia ndaj politikanëve-përkundër faktit se ajo pranon se ndalesa e mundshme e partisë mund të përkeqësojë situatën e saj, ngase ndalesa do të mund të armiqësonte fqinjët e saj.

“Njerëzit duhet të mobilizohen kundër NPD-së apo për ndalimin e saj. Është kjo një gjë, e cila duhet të fillojë nga themeli. Ne nuk dëshirojmë të terrorizohemi”, nënvizon Lohmeyer.

(AP)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›