E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshati me 95 përqind mysliman feston Shën Mëhillin katolik

Ka ndodhur si rrallë në Shqipëri, madje dhe në botë. Një fshat prej 95 përqind i banuar  nga banorë të besimit myslyman, ka festuar Shën Mëhillin në kishën e fshatit. Bëhet fjalë për Malin e Bardhë në Kurbin. Madje, kanë qenë vetë banorët e fshatit, pikërisht të besimit myslyman, që para disa vitesh kanë qenë në pritje me imzot Rrok Mirditën, për ti kërkuar që mbi themelet rrënoja 700 vjeçare të Kishës së vjetër të Malit të Bardhë, të ngrihej kisha e re. Dhe e kanë bërë këtë me ndihmën edhe të imzot Mirditës.

Në këtë kishë të re ata festojnë në mënyrë madhështore si ritual të përvitshëm Festën e Shën Mëhillit, pas një peligrinimi nga gjithë fshati. Bëhen pjesë e meshës, uratëve, përshpirtjeve dhe lutjeve në Krishtin, për një jetë më të mirë. Natyrisht, ata kanë kërkuar që në fshatin e tyre të ketë dhe xhami, dhe ia kanë kërkuar këtë autoriteteve të komunitetit myslyman, dhe kësisoj të mund të falen e luten në të dy dyert e Zotit, si një nga fshatrat më të veçantë të globit. Kjo ndodh veçse në Malin e Bardhë të Kurbinit!/http://kosova.albemigrant.com/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›