E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshatrat turistikë, qeveria kalon në parim projektligjin

Duke vlerësuar rëndësinë e këtij ligji, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se "gjatë këtyre 17 viteve, fshatrat turistike janë zhvilluar në thyerje të plotë të ligjit dhe kontratës mbi të cilën është bazuar kjo veprimtari".

Sipas Kryeministrit "fshatrat turistike nuk kanë qenë dhe nuk janë në pronësi të zhvilluesve të tyre, por ato janë në pronësi shtetërore dhe janë lënë në përdorim për t'i zhvilluar".

"Ndërtuesit dhe zhvilluesit e tyre kanë krijuar marrëdhënie kontraktuale dhe i kanë shitur ato në shuma që variojnë mbi 1 mijë euro për metër katror. E gjithë kjo veprimtari shit-blerje është në kundërshtim flagarant me kontratën që ata kanë me shtetin", vuri në dukej Kryeministri.

"Zhvilluesit kanë krijuar një evazion të madh fiskal duke mos i'u përgjigjur autoritetit tatimor për të gjitha këto transaksione që kanë bërë. E gjithë kjo veprimtari është qartësisht e taksueshme ndaj dhe këta zotërinj do të shlyejnë detyrimet ndaj shtetit, qindarkë për qindarkë", vijoi Kryeministri, duke shtuar se "Ministria e Financave do të vendosë të gjithë tagrat dhe qëndrimin ndaj këtij problemi shumë të rëndësishëm".

Sipas Kryeministrit këto para do t'i kalojnë fondit të kompensimit të pronarëve.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›