E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshatrat turistikë, PS: Pronarë janë bërë ministrat e familjet e Berishës

Deputeti socialist Taulant Balla theksoi sot se projekligji "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin", është hartuar në favor të interesave familjare të Kryeministrit dhe të ministrave të oborrit.
"Të mësuar me Kryeministrin, i cili gjithmonë hesht sa herë që në afera të këtij lloji janë të përzjera edhe interesat e familjes kryeministrore dhe oborrit të tij, Partia Socialiste po bën sot publikë disa prej përfituesve të drejtpërdrejtë të këtij ligji", theksoi Balla.
Sipas Ballës përfituesit e këtij ligji hipotekojnë në pronësinë e tyre jo vetëm tokën ku kanë ngritur vilat por edhe oborret, madje edhe rërën e bregdetit.
"Pra duket qartë se ky ligj nuk synon të adresojë zgjidhjen e çështjes së pronësisë së tokave të zaptuar në bregdet, por të hipotekojë vilat e familjes dhe të ministrave" theksoi Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›