PS: Xhaferri jo ministër, shkak deklarata për eshtrat e Ismail Qemalit

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferri në studion e "Ora News" se po negocion për rikthimin në Shqipëri të eshtrave të Ismail Qemalit duke kërkuar shkarkimin e tij. Zëdhënësja e PS-së Armela Imeraj në një konferencë ëpr shtyp është shprehur se deklarata e Xhaferrit është një tjetër tregues i shkallës së lartë të paaftësisë së kësaj qeverie dhe ministrave të saj.
Është e pafalshme për një Ministër Kulture, të mos ketë njohuritë më elementare mbi vendndodhjen e eshtrave të njeriut që shpalli pavarësinë e Shqipërisë" theksoi Imeraj. Sipas saj është edhe më e pafalshme që një ministër i kësaj qeverie të gënjejë hapur opinionin publik duke thënë se po negocion personalisht me palën Italiane një marrëveshje që nuk mund të negociohet, pasi nuk mund të egzistojë.
"Ky ministër, nuk mund të jetë kurrësesi Ministri i Kulturës i Republikës së Shqipërisë. Niveli kulturor i Z. Xhaferri tregon se ai nuk mund të drejtojë këtë institucion dhe nuk mund të përfaqësojë vlerat kulturore dhe historike të Shqipërisë" theksoi Imeraj.