E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani:Konsensusi politik i domosdoshëm për reformat në drejtësi

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani ka deklaruar se reforma në drejtësi ka nevojë për konsensus dhe bashkëpunim politikë në vend. Në një intervistë për BBC-në Nishani ka theksuar se "reforma në drejtësi është shumë e gjerë, së pari ka nevojë për dy elemente bazë një që përfshin politikën që kërkon pjesën konsensuale të politikës në vend, si aktorë që kanë përgjegjësi për zhvillimin dhe evolucionin e mentalitetit të shoqërisë në të cilën ne jetojmë dhe nga ana tjetër ka të bëjë pikërisht me çështjet e bashkëpunimit dhe partneritetit në arritjen e një legjislacioni të një standarti europian mes të gjithë aktorëve që janë të përfshirë në fushën e drejtësisë". Gjithashtu Nishani ka
deklaruar se ditët e fundit qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj të ri kundër krimit të organizuar. Sipas tij pasuria e cila dyshohet se është vënë nëpërmjet veprimtarive kriminale mund të sekuestrohet edhe nëse personi që e zotëron nuk ka një procedim penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›