E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta le imunitetin I hapur para drejtesise

Meta akuzon Ramen Perdore shantazhin e krimit per pazare politike. Pergjimi nje bllok i montuar pasi refuzova bashkepunimin me Ramen

Zv.kryeministri minister i Energjitikes dhe kryetari i LSI-se Ilir Meta beri dje pergjegjes kryesor kryetarin e PS-se per publikimin e videos si nje shantazh per ta ulur ne nje pazar politik ne nje kompromis politik dhe me krimin e organizuar qe drejton Edi Rama. Kreu i LSI-se e cilesoi dje video-pergjimin e publikuar ne media te montuar te peshtire te neveritshem dhe shantazh per tu ulur ne pazare politike me Edi Ramen. Eumlshte shantazh per te me ulur mua ne nje pazar politik ne nje kompromis politik me Edi Ramen dhe me krimin e organizuar qe drejton Edi Rama te cilin une ia kam bere te qarte edhe ne fjalen time te fundit ne Kuvend - tha Meta.

Sipas tij Pergjimi eshte bere ne kushtet kur personi ka menduar per te bere nje shantazh jo per te luftuar korrupsionin por per te mbrojtur aferat korruptive.
Ministri i Energjetikes u shpreh i gatshem te bashkepunonte me prokurorine me fakte dokumente dhe vullnet te kristalte. Sulme politike lojera politike kam pasur dhe do te kem dhe per 20-40 vitet e ardhshme por une jam ketu per te qendruar me transparence dhe integritet ketyre politike sulmeve - deklaroi Meta. Ai i dorezoi imunitetin Kryetares se Kuvendit permes nje letre ndersa konfirmoi se doreheqjen do ta jape vetem ne 2013-n. Duke e quajtur videon e publikuar ne media ku shfaqej se bashku me Dritan Priftin si blof politik moral dhe montazh te rendomte Ilir Meta deklarohet i hapur ndaj cdo lloj hetimi. Ne nje konference per shtyp nga Ministria e Energjetikes Meta mohoi ne menyre kategorike cdo aludim ne adrese te tij dhe nuk pranoi te interpretonte biseden ne video duke shtuar se eshte nje montazh. Ai konfirmoi se i ka derguar nje leter Kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli ku zyrtarisht e informon lenien menjehershme e pergjithmone te imunitetit si shprehje e vullnetit politik per te luftuar korrupsionin dhe forcimin e shtetit ligjor. Une e kam te hequr imunitetin sot e pergjithmone edhe per 20-30 vitet e ardhshme si parlamentar - nenvizoi Meta duke kujtuar se LSI ka kerkuar gjithmone ndryshimet ne Kushtetute sa i perket ceshtjes se imunitetit ndersa opozita nuk e ka pasur kete vullnet. Meta shpjegoi edhe biseden e mbajtur me 1 mars 2010 ne zyren e ish-ministrit te Energjetikes per nderhyrjen e tij per interes te kompanise lidhur me nje tender per dhenien me koncesion te hidrocentralit Egnatia Shushica ne lumin e Shushices. Ai tha se tenderi ishte hapur ne kete ministri qe ne 30 prill 2008 se procedura kishte qene e bllokuar per dy vjet nga ministria e Energjetikes pasi kishte skualifikuar nje nga keto shoqeri per arsye te konfliktit te interesit.
Perfaqesuesi i kesaj kompanie i cili permendet ne kete pergjim dhe ledhatohet me emrin Gimi ne menyre zyrtare pasi ka konsumuar pretendimet ne emer te kompanise ne kete ministri. Pasi ka verejtur zvarritje dhe mosprotokollim te vendimit te formes se prere te Apelit e cila kerkonte qe kompani te merrte pjese ne gare duke hasur veshtiresi ne kete ministri eshte drejtuar ke une si zv.kryeminister por edhe si kreu i LSI-se per shkak se ministri i asaj kohe ishte perfaqesues i LSI-se me vendimin e formes se prere te Gjykates se Apelit qe kerkonte qe kjo kompani te vleresohej duke ngritur pretendimin se keto zvarritje ishin te padrejta dhe ne dem te kesaj kompanie. Une thjesht kete shqetesim dhe problem ia kam kaluar ish-ministrit duke kerkuar te respektoje vendimin e Gjykates se Apelit - sqaroi Meta. Per te hedhur poshte ne menyre kategorike cdo aludim Meta beri te ditur me tej se kompania ne fjale nuk kishte fituar as kur ai vete ishte ulur ne krye te Ministrise se Energjetikes ne shtator 2010. Ai u tregoi gazetareve nje vendim te dates 25 tetor 2010 ku komisioni i vleresimit te ofertave ka vendosur skualifikimin e shoqerise per shkak te kritereve ekonomike. Gjithashtu kjo kompani kishte vazhduar procesin gjyqesor kunder METE-se.
I pyetur per shifren prej 700 e cila ne video-pergjim nenkupton pagesen per koncesionin e hidrocentralit Meta tha Une nuk di se cfare eshte ajo 700 sepse une nuk mund te mbaj pergjegjesi per interpretimin qe i behet buzeve te mia dhe as per perkthimin nga shqipja ne shqip. Per gjithcka qe pretendohet nga organizatoret retusheret e kesaj kasete te peshtire kam kerkuar dhe do kerkoj gjithmone qe te hetohet nga prokuroria.
Ndersa duke lexuar nje mesazh qe sipas Metes i kishte ardhur dje ne mengjes ne celularin e tij nga personi te cilit i permendet emri ne video Agim Cupi shifra 700 ishte demi qe i eshte shkaktuar kompanise nga zvarritja e moszbatimit te vendimit te gjykates eshte 700 mije euro Meta tha se ishte i hapur per te qene transparent me prokurorine dhe me cdo organ te zbatimit te ligjit por nuk do bente asnje sqarim sa i i perket interpretimit te buzeve te mia apo buzeve te cimkes.
Meta e quajti te drejte dhe asgje te paligjshme nderhyrjen e tij per te punesuar njerez apo elemente te caktuar te LSI-se. Ne biseden e videopergjuar Meta i kerkon Priftit te punesoje Tur Hajdarin si inspektor ne Lushnje.
Eumlshte detyra ime te ndihmoj sa me shume aktiviste te punesohen. Ketu nuk ka asnje gje te paligjshme te pandershme. Jam perpjekur te ndihmoj cdo qytetar... i cili mendon se ka te drejte dhe e drejta e tij nuk shkel asnje ligj. Meta hodhi poshte cdo aludim per doreheqjen e tij dhe duke qeshur tha Une do ta jap doreheqjen e kam premtuar por me 28 qershor te 2013-s sepse nuk mund te qendroj ne keto funksione pertej mandatit legjitim te kesaj legjislature keshtu qe te gjithe duhet te kene durim deri atehere.

LSI Vasili akuza Rames Sajove video-skandalin

Nenkryetari i LSI-se Petrit Vasili akuzoi dje kryetarin e PS-se Edi Rama per inskenimin qe i beri video-skandalit ndersa pershendeti vendimin e zv.kryeministrit Ilir Meta per te hequr dore nga imuniteti dhe per tu vene ne dispozicion te hetimit pas publikimit te bisedes se pergjuar mes tij dhe ish-ministrit Dritan Prifti. Ai shprehu bindjen se hetimet e prokurorise do te zbardhin te verteten dhe e verteta nuk do te vonoje. Vasili e shikon Edi Ramen si autor te video-skandalit pasi tha se Edi Rama eshte kthyer nga kryetar i kutive tashme ne kryetar te cimkave. Z. Vasili vuri ne dukje se LSI ka ndjekur me perbuzje shefin e alternativa se cimkave qe foli ne lengaten e tij te radhes perpara mediave. Ky kryecimke sigurisht i vendosur ne nje pozicion me pak se qesharak perdori kete radhe cimken me te gabuar per te argumentuar dalldisjen e tij mediatike. Kete cimke ky kryetar i cimkave e akuzoi per jave te tera kete cimke si te kryekorruptuarin e vendit si simbolin e cdo pune te piset ne kete vend si turpin shteteror me te madh dhe i kerkoi mijera here doreheqjen dhe shkarkimin - theksoi z. Vasili. Ai shtoi Cimka nga ana e tij me dore ne zemer u perbetua se e kishte pare me syte e tij kete qe merrte 3000 euro kokaine pa fund e kete ia kishte thene vete atij e tere dynjase dhe se edhe ky kryetar ishte edhe ai me i degraduari ne kete vend me i korruptuari dhe autori i puneve me te pista. Vasili akuzoi me tej se keto cimka tentuan muaj te tere qe me presion te arrinin nje marreveshje me shantazh cimkash me kryetarin e LSI-se z. Meta dhe kur humben te gjitha shpresat vollen te pegeren e fundit ate pergjim te neveritshem dhe te manipuluar te pranuar dhe vete nga cimka autor qe dje u perbuz nga te gjithe shqiptaret. Kryetari i PS-se si perfaqesues frymezues dhe mbeshtetes i standardit te peshtire te pergjimeve e cimkave eshte sot perfaqesues i antimoralit qe shqiptaret e kane refuzuar e perbuzur pa asnje medyshje. LSI-ja shpreh bindjen e saj te palekundur se drejtesia nuk do te vonoje te thote fjalen e saj dhe per te cmontuar ligjerisht shantazhin e cimkave duke dhene ne kete menyre kontributin e saj per mbrojtjen e qytetareve nga krimi i organizuar. LSI dhe Ilir Meta nuk do te terhiqen per asnje cast nga lufta e tyre parimore ndaj krimit te organizuar sepse kjo eshte nje lufte per mbrojtjen e shtetit ligjor mbrojtjes se qytetareve nga shantazhet dhe krimi mbrojtjes se te ardhmes se vendit dhe sigurise se tij si dhe asgjesimin e tentativave per marrjen e pushtetit me pengmarrje cimkash. Standardi i ri i kryetarit te PS-se eshte tashme nga shnderrimi nga kryetari i kutive ne kryetarin e cimkave - theksoi z. Vasili.

Videoja prokuroria nis hetimet per korrupsion

Prokuroria e kryeqytetit nisi dje hetimet duke iu referuar videos se publikuar dy net me pare ne emisionin Fiks Fare. Burime zyrtare bejne te ditur se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor te Tiranes pas shfaqjes se materialeve filmike te paraqitura ne emisionin Fiks Fare ne televizionin Top Channel ka regjistruar procedimin penal per vepren penale te korrupsionit pasiv te funksionareve te shteterore te korrupsionit aktiv te funksionareve te larte shteterore si dhe per vepren penale te shperdorimit te detyres. Ne funksion te ketij procedimi Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur te sekuestrohet kaseta filmike e shfaqur ne emisionin Fiks Fare si prove materiale. Njekohesisht paralelisht me kete sekuestrim grupi hetimor i ngritur me kete qellim po kryen veprimet e nevojshme hetimore.

Video e Metes Rama Akt i shemtuar korruptiv

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama reagoi dje ndaj videos se publikuar te zv.kryeministrit Ilir Meta te cilen ai e cilesoi si nje nga aktet e shumta te korrupsionit qe ndodh nen catine e qeverise. Mbreme u pa nga te gjithe me ze dhe figure nje nga episodet qe ndodhin prej kohesh ne catine e qeverise se krijuar nga votat e vjedhura. Doreheqja apo largimi jane e vetmja menyre per te lehtesuar barren e nje faji te ketij lloji para zgjedhesve dhe pastaj edhe peshen e gjykimit te popullit ne zgjedhjet e ardhshme. Kurse nje qeveri qe i ka vjedhur votat dhe synon ti vjedhe ato perseri nuk dorehiqet e as largohet sepse nuk varet prej votes se popullit po vetem prej shkalles se durimit te tij - tha Rama. Sipas kryesocialistit kjo ceshtje behet edhe me e rende duke i mohuar sy per syri publikut ate qe ata pane e degjuan ne TV. Kane paturpesine te tallen me shqiptaret duke mohuar gjera qe shihen me sy. Ne cdo vend ky episod duhet te kishte sjelle doreheqjen apo largimin e cdo anetari te qeverise. Sot eshte ndryshe pasi jo vetem nuk ndodh kjo por mund te ndodhe vetem e kunderta sic ndodhi. U tha populli nuk ka pare ate qe pa dhe nuk ka degjuar ate qe degjoi. Madje na thane se qenka veper e krimit qe ka kapur opoziten dhe medien - kembenguli Rama. Kreu i selise roze deklaroi se opozita nuk do te rrije ne heshtje ndaj skandaleve te tilla por do te reagoje me menyrat e veta. Shqiptaret presin nje reagim te forte prej nesh si partia me e madhe politike ne vend. Premtoj se ky reagim nuk do te mungoje. Pasneser Asambleja shpall konkluzionet dhe vendimet perkatese. Sot eshte me shume se kurre dita qe cdo shqiptar i arsyeshem jo vetem te kuptoje por te jete edhe ne lartesine e duhur per te larguar nje qeveri qe synon te vjedhe zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine - u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›