E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri detar krijohet Grupi i Opsioneve

Marreveshja per Shelfin Shqiperi-Greqi rinisin diskutimin ne parim

Pakti detar me Greqine i rrezuar nga Gjykata Kushtetuese duket se nuk do te merret me ne konsiderate nga te dyja palet. Takimi konsultativ i zhvilluar ne Athine mes delegacioneve te te dyja vendeve ne nivel te sekretareve te pergjithshem ka konkluduar me nje vendim formal qe sipas gjasave nenkupton nje nisje nga e para e procesit. Keshtu per trajtimin e ceshtjes se kufirit detar dhe platformes nendetare te dyja palet kane rene dakord per ngritjen e Grupit te Opsioneve i cili do te identifikoje ballafaqoje dhe diskutoje te gjitha ofertat idete dhe draftet qe do te paraqiten ne menyre qe finalizimi i procesit te permbyllet duke kaluar nga nje diskutim i zgjeruar paraprak. Burime nga Ministria e Jashtme bene te ditur dje se ky hap i hedhur nuk nenkupton negociata te reja por shprehjen e nje vullneti pozitiv me synim gjetjen e piketakimeve per nje ceshtje qe eshte bere me shume sesa publike. Nje sinjal qe flet per kete eshte konstatimi i bere per nje klime relaksi ne konsulten diplomatike te zhvilluar ne Athine e cila ka karakterizuar te gjithe axhenden. Ne kete kuader behet e ditur se te dyja palet kane shtruar ceshtjen e komunikimit dypalesh i cili duhet te dominohet nga realizimi dhe vullneti pozitiv. Takimi i zhvilluar mes dy sekretareve te pergjithshem Gazmend Turdiu dhe Janis Aleksios Zepos ka ecur edhe me tej teksa ka marre ne konsiderate perpjekjet e perbashketa per te eliminuar qendrimet ekstremiste. Pa asnje dyshim konsulta me kete permbajtje dhe fryme rivendos klimen e mire te marredhenieve dypaleshe te cilat pesuan nje ftohje me rrezimin e paktit te ujerave por edhe me ngjarjet e veres se shkuar ne Himare kur vdekja e shtetasit Aristotel Guma solli edhe reagime shume te forta nga Athina zyrtare. Me Grupin e Opsioneve si gjetje formale e rihapjes se diskutimeve ne parim per marreveshjen e kufirit detar por edhe me theksimin e nevojes per nje ulje tonesh Greqia dhe Shqiperia hedhin nje hap domethenes ne afrimin e metejshem me njera-tjetren. Eumlshte jashte cdo dyshimi se nese nje klime e ketille do te verifikohet realisht ajo pritet te kete ndikime pozitive edhe ne planin e brendshem politik ne vendin tone. Kjo pasi nje qendrim mirekuptues dhe realist i Athines jep menjehere pasojen e vet ne menaxhimin qe perfaqesuesit politike te minoritetit u bejne deklarimeve te veta. Shqiperia edhe per pak muaj u drejtohet zgjedhjeve lokale te cilat ne sfiden e standardeve kane brenda edhe shqetesimin qe krijohet per zonen e Himares ku ndjeshmerite e larta shpesh edhe keqkuptohen apo edhe perdoren per perfitim elektoral. Per kete arsye edhe konsulta e zhvilluar mund te konsiderohet nje hap pozitiv aq me teper kur informacioni lidhur me kete gje ka percjelle disa te dhena qe lene te mendosh per mundesine e vizitave te nivelit te larte mes te dyja vendeve fqinje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›