Terrorizmi, zbulohet propaganda e Artan Kristos
TIRANE-Artan Kristo i arrestuar pak dite me pare nën akuzen per nxitje të veprave terroriste prej një kohe të gjate bënte propagande radikale te llojit “Salafit tekfirist” me një grup të rinjsh në Golem dhe Rrashbull. Prokuroria e Tiranës ka zbuluar gjithë rrjetin e informacineve që kalonin nga Kristo të cilat e kishin origjinën nga disa vende islamike. Sipas dosjes së Prokurorisë depozituar në Gjykaten e Tiranës mesazhet me përmbajtje terroriste postoheshin ne tre adresa interneti. E gjithë veprimtaria me permbajtje terroriste e Kristos të njohur ndryshe dhe me pseudonimin Muhamaed Abdullai eshte zbuluar nga organi i prokurorise dhe struktura te SHISH.
Burime nga organi i akues bejne te ditur se SHISH ka njoftuar prokurorine per veprimtarine e Kristos qe ne qershor te ketij viti kohe kur eshte regjistruar dhe procedimi penal ndaj tij. Ne faqen elektronike te publikuar nga Prokuroia e Pergjithshme www.albseleft.net shfaqen disa pamje te Artan Kristos nga te cilat dyshohet se ky shtetas synonte mbeshtetjen ose kryerjen e veprave me qellim terrorsite.
Ne mesazhet e zbuluara nga Prokuroria, Kristo shkruante se “ka patur dhe do te kete Xhihad, i cili eshte obligim dhe detyrim i madh per mysliman deri diten e gjykimit”,nderkohe në nëe tjetër mesazh eshte dhe ai ku lartesohej figura e Bin Ladenit. Një tjetër thënie që konsiderohet propagande për prokurorine eshte ai “që në pranojme dhe te vritemi sepse Xhihadi eshte lufte e shenjte dhe obligim per myslimanet“ .Nisur nga permbajtja e këtyre keshillave dhe propagandës, prokuroria pretendon se nxitet urrejtja fetare dhe veprat terroriste.