Fshesë në presidencë, shefi i kabinetit të Nishanit u bën presion nëpunësve për dorëheqje
E kundërta do ishte e habitshme. Por kjo që po ndodh është normale në terrenin shqiptar. Sapo Lulzim Basha pushtoi Bashkinë, suksesin e parë e arriti duke pushuar nga puna çdo njeri, pa as më të voglin përjashtim. Kështu po ndodh edhe me Bujar Nishanin. Sapo pushtoi presidencën, kërkon të largojë çdo person nga puna, deri edhe tek pastrueset.
Në fakt Bamir Topi ishte munduar ta mbrojë Nishanin, duke thënë se largimet po i bën Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, që është në varësi të Berishës. Madje Topi e mbrojti Nishanin edhe për ndryshimet në protokollin e ceremonisë, duke thënë se ato i ka bërë Berisha.
Por në fakt pushimet në presidencë i ka marrë përsipër shefi i kabinetit të Nishanit. Siç raporton Shqip, Florjan Nuri, shef kabineti, ka thirrur nëpunësit dhe punëtorët për tu bërë presion që të japin dorëheqjen.