E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria në BE, por të ruajë karakteristikat e veta të Lindjes

Flasim shpesh për ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, por rrallë ose asnjëherë nuk u dëgjohet zëri ambasadorëve të vendeve të Lindjes. Dhe ata ndoshta kanë mendime disi të ndryshme për integrimin e Shqipërisë, për shembull. Të paktën kështu duket nga një intervistë në shtypin e sotëm me ambasadoren e Egjiptit në Tiranë, Amina Gomaa, e cila e përfundon mandatin e saj 4 vjeçar pas rreth një muaji- siç raporton e përditshmja Shekulli.

Pasi rrëfen që 4 vjet më parë, që në ditët e para të mandatit të saj, i vodhën portofolin në treg, se falet 5 herë në ditë në rezidencën e saj, pëlqen udhëtimet në Dajt dhe Osum dhe se është e dashuruar me gjiret e jugut shqiptare ku bashkohet mali me detin, znj.Gomaa jep edhe një vlerësim politik për integrimin e Shqipërisë në BE:

Shpresoj dhe uroj që ky vend të përmbushë të gjitha kriteret për të hyrë në BE. Por paralelisht me këtë shpresoj që kur të bëheni pjesë e BE-së të ruani karakteristikat shqiptare, dhe më poshtë, duke sqaruar çfarë ka parasysh me këto karakteristika, thotë: …Shqipëria është një vend mes Lindjes dhe Perëndimit dhe unë uroj që karakteristikat e një vendi lindor të ruhen edhe kur të bëheni pjesë e BE-së.

Më pas jep një vlerësim për Berishën dhe thotë: Kryeministri është një person shumë korrekt shumë mikpritës dhe aspak arrogant.

http://respublica.al/artikuj/2012/07/28/shqiperia-ne-be-por-te-ruaje-karakteristikat-e-veta-te-lindjes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›