Ilir Gjoni: Shqipëria ka bërë tregti armësh me tregtarët më të errët të krimit në botë
Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti socialist Ilir Gjoni, në një intervistë për Shqiptarja.com shprehet se Shqipëria ka bërë tregti armësh me tregtarët më të errët të krimit në botë. Ai nënvizon se disponon të gjitha dokumentet e nevojshme që vërtetojnë se Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka pasur marrëdhënie me trafikantin serb Sllobodan Tesic. Ndërkohë që për Gjonin shqetësim për sigurinë kombëtare është fakti që bizneset e errëta serbe kanë penetruar në sektorë strategjikë të ekonomisë së vendit dhe ky përbën një fakt shqetësues për të gjithë.
Ndërkohë ai ka akuzuar Berishën se nuk e ka për herë të parë trafikun dhe thyerjen e embargos së OKB-së, pasi sikurse ka pranuar dhe vetë kreu aktual i qeverisë, me firmën e PD Shqiponja ka thyer embargon me ish Jugosllavinë ndërkohë që ka pranuar dhe tregtinë e armëve, por dhe Gërdeci dhe gjithë veprimtaria e tij e vërtetojnë këtë akuzë.