Fshihen në bagazh për të shkuar në Greqi
Zyber Çoli, shoferi i dytë i autobusit të linjës ndërkombëtare Shkodër-Tiranë-Athinë, është arrestuar dje në flagrancë në Kakavijë, pasi tentoi të kalonte ilegalisht për Greqi katër femra nga Laçi, Tepelena, Berati dhe Kukësi, kundrejt fitimit 1500 euro për secilën. Kontrolli i pasagjerëve të autobusit me targa TR3070R, të linjës Shkodër-Tiranë-Athinë është bërë gjatë mesnatës, duke u gdhirë e shtuna, ndërsa arrestimi i 41-vjeçarit Zyber Çoli është bërë pas hetimeve të para, rreth orës 15.30 të së shtunës.
Burime që u referohen agjentëve dhe specialistëve të zyrës për hetimin e krimeve pranë Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin në Gjirokastër, bënë të ditur zyrtarisht dje se kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Zyber Çoli, i vitlindjes 1968, lindur në Dibër dhe banues në Paskuqan 2, Tiranë. I arrestuari ishte në pozicionin e shoferit të dytë dhe të fatorinos së autobusit, që merrej me kontrollin e biletave, listat e pasagjerëve dhe bagazhet.
Sipas të njëjtit burim informacioni, rreth orës 23.30 të së premtes, autobusi ka mbërritur në pikën e kalimit të kontrollit kufitar Kakavijë, që mbulohet nga kontrollorët e stacionit të policisë kufitare Kakavijë. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, është mësuar dhe dyshuar se në këtë autobus mund të kishte shtetas që donin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Me mbërritjen e autobusit, shërbimet e policisë kufitare kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm, nga ku ka rezultuar se në sediljen e fundit të autobusit ishin fshehur dy femra, pasagjere, shtetasja me inicialet A. GJ., 26 vjeçe nga Laçi dhe shtetasja E. SH., 21 vjeçe nga Tepelena, të cilat pas kontrollit rezultuan se nuk dispononin asnjë dokument identifikimi dhe as vizë për të kaluar në territorin grek.
Ndërkaq, mësohet se nga kontrolli i mëtejshëm i autobusit rezultoi se në njërin prej bagazheve të tij janë gjetur të fshehura dhe të mbuluara me batanije edhe dy femra të tjera, shtetasja me inicialet E. V., 23 vjeçe nga Kukësi dhe shtetasja A. M., 18 vjeçe nga Berati. Ashtu si dy të parat, edhe këto nuk dispononin asnjë dokument zyrtar identifikimi.
Pas hetimeve dhe deklarimeve paraprake të shoferëve dhe femrave klandestine, policia zbuloi se ka qenë pikërisht shtetasi Zyber Çoli që i ka ndihmuar katër shtetaset për t‘u fshehur dhe për të tentuar të kalojnë në tokën greke kundrejt pagesës prej 1500 eurosh për person. Mësohet se "pazarin" për kalimin klandestin të secilës ai e kishte bërë me bashkëshortët e këtyre shtetaseve, të cilët ishin me dokumente të rregullta dhe udhëtonin si pasagjerë në këtë autobus.
Në afërsi të Kakavijës, shoferi i dytë i ka fshehur dy nga femrat në bagazhin e autobusit.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale rezultoi se drejtuesi i parë i këtij autobusi nuk kishte dijeni për këtë ngjarje dhe është lënë i lirë për të vazhduar udhëtimin drejt Athinës me këtë autobus. Nga ana e policisë kufitare u kryen të gjitha veprimet procedurale, si dhe u bë arrestimi i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të "dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit".
En.Se.