Zgjedhjet e pjesshme, nesër skadon ultimatumi i KQZ për komisionerët
Nesër skadon afati i përcaktuar në dispozicion të Partisë Socialiste për dorëzimin e komisionerëve për zgjedhjet e pjesshme pranë KQZ-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë afat Partisë Socialiste të dërgojë brenda datës 19 tetor komisionerët e saj për zgjedhjet e 15 nëntorit. Për shkak se dita e sotme konsiderohet ditë pushimi, për arsye të shenjtërimit të Nënë Terezës, atëherë afati është shtyrë për ditën e nesërme.
Në rast se PS-ja do të këmbëngulë në refuzimin e saj për të marrë pjesë në këto zgjedhje, atëherë sekretari i përgjithshëm i PBDNJ-së, Leonard Solis, ka paralajmëruar se Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të zbatojë ligjin dhe do të marrë pjesë në zgjedhje. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, javën e shkuar la si afat përfundimtar ditën e hënë, pas së cilës KQZ-ja mund edhe ta penalizojë selinë rozë. Katër ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar në mbledhjen e saj një shtyrje të afatit, kur PS-ja duhet të sjellë komisionerët e saj dhe ai afat është përcaktuar data 19 tetor. Në mbledhjen e fundit të KQZ-së, kryetari Ristani u shpreh se "është nisur shkresa e dytë nga unë, si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ju kujtohet në radhë të parë detyrimi ligjor dhe ju kërkohet zbatimi i tij dhe deri tani nuk ka përgjigje me shkrim". Ristani u shpreh gjithashtu se edhe institucionet ndërkombëtare që kanë impakt në zgjedhje kanë marrë dijeni për këto shkresa. "Besoj që të hënën do të kemi një reagim ndryshe pastaj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve", tha kreu i KQZ-së. Por bojkoti i Partisë Socialiste pritet të thyhet nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. PBDNJ-ja do të zëvendësojë komisionerët e PS-së në zgjedhjet e 15 nëntorit. Leonard Solis ka bërë me dije se PBDNJ-ja është për respektimin e institucioneve, ndërkohë që do u bëjë thirrje zgjedhësve për të marrë pjesë në zgjedhje. "Zgjedhjet për pushtetin lokal nuk janë një pikë e nxehtë për PBDNJ-në. Ne mendojmë të marrim pjesë brenda gjithë rregullave dhe do u bëjmë thirrje njerëzve të marrin pjesë në zgjedhje", thotë Solis, duke shtuar se hapjen e kutive e kërkon edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Deri më tani, në këto zgjedhje, janë regjistruar tri parti, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës. Ndërkohë, Komisioni qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kampi rozë, pasi ka përcaktuar afatet procedurale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit. Futja e disa prej kryetarëve të qeverisjes vendore në Parlament si deputetë, ka çuar në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 15 nëntor, datë e cila u dekretua edhe nga Presidenti Bamir Topi. Zgjedhjet do të zhvillohen në njësinë 10 në kryeqytet, ku kryetar ishte Gerti Bogdani; komunën Otllak në Qarkun e Beratit, ku kryetar ishte Lefter Maliqi; Bashkinë Klos në Dibër me kryetar Bedri Hoxhën; atë të Fierzës me Besnik Dushajn dhe Bashkinë Fushë-Arës në Qarkun e Shkodrës me Ndue Palucën.
E.Ajazi