E Diel, 1 Nëntor 2026

U kapen me 80 kg hashash ne gjyq dy persona

TIRAN- Institucioni i akuzes ne kryeqytet mbylli hetimet dhe dorezoi per gjykim dosjen penale ne ngarkim te pandehurve Elerd Latifi dhe Rigels Kaja te cilet ne korrik te ketij viti u arrestuan ne Vore me 85 kg hashash ne makinen me te cilen po udhetonin drejt Tiranes.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te prokurorise se Tiranes te cilet saktesuan se ndaj dy te pandehurve rendon akuza e Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve ne bashkepunim Kultivim i bimeve narkotike dhe Mbajtje pa leje te armeve luftarake.


Sipas dosjes me nr. 2196 qe do te gjykohet nga gjyqtari i ceshtjes Bujar Krasniqi te pandehurit mesditen e 20 korrikut 2010 ishin nisur nga Durresi per ne Tirane me 85 kg hashash.


Lende narkotike kjo qe mendohet se eshte kultivuar ne fshatrat e zones se Durresit dhe po sillej ne Tirane per shitje ne tregun e brendshem. Sipas kerkeses per gjykim informacioni per dy transportuesit e droges ka ardhur ne rruge operative prane Policise se kryeqytetit. Keto informacione sipas dosjes pasi jane verifikuar ka rezultuar se dy te rinjte Latifi dhe Kaja po udhetonin me makinen e tyre te tipit Mercedez- Benz me targa italiane FS 404118 me ngjyre te zeze.


Pas ndjekjes per disa minuta makina e tyre eshte ndaluar nga policia ne dalje te qytetit te Vores ku nga kontrolli i ushtruar jane gjetur ne 10 thase te medhenj plastik brenda te cileve ishin futur 85 kg hashash i presuar. Tashme pritet qe gjyqtari Krasniqi te caktoje seancen e pare gjyqesore per shqyrtimin e kesaj dosjeje penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›