E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevaret adoleshenti 16- vjecar ne Elbasan

ELBASAN- Nje 16- vjecar u gjetur i vetevarur me litar nga familjaret e tij ne nje nga dhomat e baneses ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne fshatin Shushice te rrethit te Elbasanit pak kilometra larg qytetit. Mesohet se i mituri qe eshte gjetur ne fund te jetes nuk ka mundur te shpetoje edhe pse familjaret kane rendur me urgjence drejt spitalit kirurgjik.


Te shokuar per ngjarjen as vete familjaret nuk dine ta shpjegojne ngjarjen e rende. Ata thone se 16- vjecari nuk kishte ndonje shkak qe ata ta dinin per te shkuar drejt vetevrasjes. Policia po heton per ndonje konflikt te mundshem te tij qe e ka cuar drejt aktit fatal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›