Afatet e paraburgimit te Pinarit e Delijorgjit Gjykata e Larte rikthen dosjen
TIRAN- Gjykata e Larte ka rikthyer per rigjykim edhe nje here ne Shkallen e Pare ne kryeqytet ceshtjen e llogaritjes se afateve te paraburgimit per te pandehurit kryesore te tragjedise se Gerdecit. Keshtu me vendimin e djeshem trupa gjyqesore e Gjykates se Larte ka vendosur qe te shqyrtohet edhe njehere por nga nje trup tjeter gjyqtaresh perllogaritja e afateve te paraburgimit per te pandehurit Ylli Pinari Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli.
Sipas vendimit do te rivleresohen edhe nje here masat e sigurise per ish-drejtorin e MEICO-s Ylli Pinarin ish-administratorin e kompanise Alba-Demil te pandehurin Milhal Delijorgji dhe ish-specialistin e MEICO-s te pandehurin Sokol Ngjeci.
Te tre te pandehurit e ceshtjes se Gerdecit kane kerkuar ne Gjykaten e Larte lirimin nga burgu me pretendimin e perfundimeve te afateve te paraburgimit. Por gjate paradites se djeshme brenda nje seance trupa gjyqesore e Gjykates se Larte ka vendosur te prishe vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare qe pak kohe me pare vendosi rrezimin e kerkeses per lirimin e tyre per shkak te mbarimit te afateve nje vjecare te paraburgimit.