E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti, sa shume "pune" dhe per zonjat e para

Samiti i NATO-s qe zhvillon punimet ne Bukuresht nuk eshte nje "lodhje koke" vetem per kryetaret e shteteve, por dhe zonjat e tyre. Ato i jane bashkengjitur burrave dhe jo vetem me prani femerore, por me nje axhende te ngjeshur takimesh.

Laura Bush, bashkeshortja e Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, bashkeshortja e Kryeministrit britanik, Gordon Braun dhe bashkeshortja e sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Jaap de Scheffer, jane disa prej zonjave te zyrtareve te larte, te pranishme ne Bukuresht.

Ato kane marre pjese dje ne nje seri takimesh. Fillimisht, me legjenden e gjimnastikes, Nadia Comaneci. Me tej, me kineastin Cristian Mungui, i vleresuar me Palmen e Arte ne Kane. Por ne pallatin e ish-diktatorit rumun, Caushesku, zonjat e para moren pjese dhe ne disa sfilata mode e nje spektakel me muzike klasike. Pa llogaritur ketu dhe vizita pa fund ne muzete e Bukureshtit, si dhe shetitje ne ajer te paster. E per te mbajtur trupin ne forme, dhe ushtrime gjimnastikore ne nje program special te realizuar nga autoritetet shteterore rumune. Gjithcka, per te kenaqur te ftuarat e nderit.

"Nje shfaqje ne Teatrin Kombetar u dha enkas per zonjat e para dhe ajo pasoi nje vizite ne Muzeun Kombetar te Artit ne Bukuresht, ku ato munden te admirojne nje koleksion te pasur me vepra evropiane dhe orientale", pohuan per AFP-ne, burime diplomatike ne Bukuresht. Nuk ka munguar dhe vizita ne nje muze fshati per te pare shtepi qe datojne qe nga shekulli XVIII. Mbremja e djeshme, rezervoi per zonjat e para, nje sfilate mode me veshje te stilit klasik te koleksionit te stilistit rumun Catalan Botezatu dhe veshje te koleksionit "Seduction", te stilistes Liza Panait. Nderkohe, aktorja Maia Morgenstern, e cila ka interpretuar nenen e Jezusit ne filmin "Pasioni i Krishtit" te regjisorit Mel Gibson, ka dale para zonjave te para, duke bere nje prezantim te shkurter te Rumanise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›