E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia e Kosovës aksion në veri-Arrestohen 16 persona, kapen armë zjarri dhe municione

Policia e Kosovës ka zhvilluar paraditen e sotme një aksion në veri të vendit, ku janë shoqëruar 16 persona.

Në aksionin e zhvilluar në 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq, janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona celularë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, dhe 1 DVR.

Sipas policisë së Kosovës të 16 të ndaluarit dyshohen për disa vepra penale.

“Nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, thuhet në komunikatë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka konfirmuar se 13 prej tyre janë dërguar në paraburgim.

Ndërkaq, bëhet e ditur se aksioni i shtrirë në 21 lokacione ka qenë në kërkim të kontrabandës së armëve dhe municionit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›