Auron Tare: Shqipëria dha 160 mijë euro për ekspozitën në Itali
Ekspozita "Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare", çelur në sallën "Vittorianon" të Romës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 160 mijë euro. Kësaj shume i shtohen edhe shpenzime të tjera, deri më tani të panjohura me detaje, të paguara nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës së Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur dje për "Gazeta Shqiptare" nga deputeti i PS-së, Auron Tare, sipas të cilit Ministria Shqiptare e Kulturës, në bashkëpunim me ambasadën tonë në Romë organizuan një ekspozitë që i kushtoi buxhetit të kulturës një shifër jo të vogël, ndërkohë që monumentet e trashëgimisë kulturore janë lënë në mëshirën e fatit. Tare pyet, nëse shteti shqiptar duhet të paguajë për një aktivitet të tillë, që në çdo vend të botës është shteti pritës, ai që e mundëson falas në bazë të marrëveshjeve dypalëshe të bashkëpunimit.
"Sigurisht që promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare është një nga detyrat parësore të Ministrisë së Kulturës. Ekspozimi i thesareve të kulturës sonë në një qendër të kulturës botërore si Roma është një ngjarje e shënuar. Megjithatë, a kemi luksin ne, kur monumentet tona të trashëgimisë janë drejt rrënimit total, të harxhojmë shuma të tilla?", shton Tare. Ai sjell në vëmendje për opinionin publik, debatin mbi shkatërrimin e afreskeve të Onufrit. "Ish-ministri i Kulturës, Z. Bumçi pranoi publikisht se ministria që ai drejtonte nuk kishte asnjë fond për të paguar pagat modeste të ish-rojtarëve të dikurshëm të monumenteve. E ndërkohë që ky debat bëhej publik dhe ministria pranonte pamundësinë e saj në mbrojtjen e trashëgimisë, Bumçi paguante një firmë private italiane për qiranë e sallës dhe organizimin e këtij evenimenti", thekson deputeti i PS-së, njëherazi specialist i trashëgimisë.
Shifrat
Dokumenti këtu pranë tregon pagesën e një kësti për këtë ekspozitë, që kap përafërsisht shifrën e 96 mijë eurove, ndërkohë që nuk është vetëm kjo. "140 mijë euro janë paguar nga MTKRS-ja për sallën e ekspozitës, ndërsa kësaj shume i duhen shtuar edhe 20 mijë euro siguracione. Këtu nuk janë përfshirë shpenzimet që zyrtarë të lartë të kësaj ministrie kanë bërë, si udhëtime drejt Italisë, etj", shprehet Tare, duke shtuar se të gjitha këto janë të barazvlefshme me restaurimet e një sërë kishash, sajtesh arkeologjike ose e thënë ndryshe, mund të ishte paga disavjeçare e sistemit të rojtarëve të monumenteve, sistem i cili u hoq në vitin 2006".
Ai nënvizon se, thesaret e kulturës shqiptare mund të ekspozohen në çdo muze të rëndësishëm botëror pa asnjë pagesë, duke përfituar nga marrëveshjet ndërshtetërore ose duke gjetur mundësi të tilla, falë bisedimeve me muze private që do të krijonin kushte ekspozimi falas. "Fundi i fundit, kjo duhej të ishte edhe zotësia e atyre që menaxhojnë kulturën shqiptare. Gjithashtu, përfshirja e ish-ambasadorit Llesh Kola në hapjen e kësaj ekspozite duhej të bënte të mundur që në emër të shtetit shqiptar të krijonte kushte që salla e ekspozitës të mos u kushtonte asgjë taksapaguesve tanë", deklaron Tare. Nga ana tjetër, deputeti i PS-së vëren se pagesa prej 160 mijë eurosh që ka bërë MTKRS-ja, çka provohet edhe nga faturat përkatëse, hedh dyshime të forta mbi qëllimin e vërtetë të këtyre pagesave në emër të kompanive private italiane.
"Shpresojmë se ministri ynë i Jashtëm do të ketë detyrimin ligjor dhe moral të shpjegojë arsyen e këtyre pagesave, të cilat duken se janë bërë jashtë çdo logjike normale", - përfundon ai.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)