Ftesë Obamës për vizitë në Shqipëri
05/07/2010 Kryeministri Sali Berisha i uron festën e pavarësisë Presidentit amerikan
“Ripohoj dëshirën e të gjithë shqiptarëve për tJu pritur si mik i madh i kombit shqiptar”
Kryeministri Sali Berisha ka ftuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Duke shfrytëzuar festën e pavarësisë së SHBA-ve, në mesazhin e urimit kreu i qeverisë shqiptare ka parashtruar ftesën drejtuar Presidentin Omaba. “Gjej rastin tJu ripohoj dëshirën time dhe të të gjithë shqiptarëve për tJu pritur në Tiranë si mik i madh dhe i shquar i kombit shqiptar”, - thuhet në mesazhin e Berisha i ka përcjellë dje Presidentit amerikan. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve janë vlerësuar gjithnjë si ndër më të mirat. Ato arritën kulmin në verën e vitit 2007, kur në Tiranë mbërriti për një vizitë zyrtare disaorëshe presidenti i atëhershëm Xhorxh W. Bush. Gjatë qëndrimin në kryeqytetin shqiptar Bush lëshoi dy mesazhe të rëndësishme për Shqipërinë dhe kombin shqiptar: atë të mbështetjes pa asnjë rezervë për anëtarësimin e vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) dhe përkrahen e pastër politike për pavarësinë e Kosovës. Pikërisht marrëdhëniet mes dy vendeve evidentohet në mesazhin e urimit që Berisha i ka dërguar Obamës. “Në këtë ditë të shënuar për vendin dhe kombin tuaj, ndihemi të lumtur që marrëdhëniet dhe lidhjet ndërmjet dy vendeve e popujve tanë miq kanë njohur vetëm zhvillime pozitive dhe janë më të mira se kurrë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin në NATO përbën një demonstrim të shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ngushtë e të frytshëm ndërmjet dy vendeve”, - thuhet në këtë mesazh. Kryeministri shkruan se qeveria që drejton ka vullnetin e plotë për të zhvilluar më tej këtë bashkëpunim e partneritet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë si dhe në të mirë të paqes, të stabilitetit e të përparimit kudo në botë. Berisha nënvizon angazhimin “për realizimin e reformave të ndërmarra dhe në përmbushjen e objektivave madhore kombëtare të integrimit të plotë euroatlantik si dhe për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë e të ekonomisë së tregut dhe për përparimin e vendit”. Shefi i ekzekutivit nënvizon se Shqipëria do të vijojë të luajë një rol pozitiv në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Berisha shkruan se Shqipëria do të vazhdojë të promovojë bashkëpunimin e miqësinë, duke kontribuar aktivisht në integrimin sa më të shpejtë të rajonit ballkanik në strukturat euroatlantike. “Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e rëndësishëm e udhëheqës të SHBA-ve për paqen e stabilitetin në rajonin tonë, veçanërisht për njohjen e fuqizimin e shtetit më të ri në rajon, atë të Kosovës, më lejoni tJu siguroj se vendi im do të mbetet një partner i vendosur dhe konstruktiv në këtë drejtim”, - thekson Berisha. Ai nuk lë pa përmendur edhe mbështetjen e Shqipërisë për të vazhduar të kontribuojë në luftën globale kundër terrorizmit. Në këtë mesazh urimi drejtuar Presidentit Obama shefi i ekzekutivit shpreh mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që SHBA-të i kanë ofruar vendit tonë.
Marrëdhëniet
Marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-ve dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Ambasada e amerikane në Tiranë u hap më 1 tetor 1991 me Kristofer Hill si i ngarkuar me punë ad interim dhe i pasuar nga ambasadori i SHBA-ve Uilliam Eduin Rajerson, i cili mbështeti hapur lëvizjnt demokratike në vendin tonë.
Ndihma
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë dy dekadave të fundit i ka ofruar Shqipërisë një ndihmë të madhe në funksion të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. SHBA-të kanë luajtur në rol të rëndësishëm për vendimin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si dhe për pavarësinë e Kosovës. Uashingtoni zyrtar ishte i pari që njohu Kosovën shtet të pavarur.