Ftese bizneseve ceke per investime

Privatizimi i disa heceve shtetërore, Albpetroli si dhe sektori minerar janë disa nga veprat dhe fushat ku investitorët e huaj, mund të orientohen në Shqipëri.
Minsitri i Ekonomisë, Nasip Naço ftoi bizneset çeke që të investojnë në disa sektorë strategjikë të ekonomisë dhe tregtisë në vendin tonë. Gjatë një forumi, në prezencën e minsitrit çek të Ekonomisë si dhe te një grupi të biznesmenëve të Çekisë, ministri Naço shpalosi sektorët më të rëndësishëm në vend, ku mund të investohet si dhe prezantoi lehtësirat fiskale që ofron qeveria shqiptare.
Aktiviteti në fjalë është në vazhdën e disa takimeve që po zhvillohen, me rastin e ardhjes së kryeminstrit çek, Petr Necas dhe delegacionit që e shoqëron atë.