E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten shkembimet tregtare ne Eurozone

Rriten eksportet dhe importet në Eurozonë kundrejt të gjitha vendeve europiane dhe pjesës tjetër të botës. Në muajin shkurt shifrat e Zyrës Europiane të Statistikave tregojnë se tregtia e jashtme ka rregjistruar një suficit me 2,8 miliardë euro, ndërkohë që në muajin janar ishte në një deficit me po të njëjtën shifër. Por përsa i përket vendeve të BE tregtia e jashtme rezulton në negativ për muajin shkurt me një deficit me 9,4 miliardë euro, gjithsesi paraqitet më mirë se muaji i parë i vitit me -23,5 miliardë euro.  Në Eurozonë, eksportet janë rritur me 2,4% dhe importet me 3,5%.

Sipas statistikave të Eurostat, pavarësisht një rritjeje mujore me 0,5% te prodhimit ndustrial në vendet e monedhës euro po në muajin shkurt, perspektivat mbeten ende të dobëta për këtë sektor. Rritja industriale në Eurozonë ka ardhë kryesisht nga një përmirësim i sektorit të energjisë  me 7,7%, ndërsa ka patur një pakësim të prodhimit të mallrave të konsumit.

Edhe në BE prodhimi industrial për muajin shkurt, sipas Eurostat ka shënuar një rritje të lehtë me 0,2% kundrejt muajit janar të këtij viti. Mes 22 vendeve të BE për të cilat të dhënat kanë qenë të disponueshme, prodhimi industrial  është rritur në nëntë vende anëtare dhe është pakësuar në 13 të tjerat, rritjen më të lartë e kanë shënuar vendet e ulëta me 13% ndërsa rënia e prodhimit është vërejtur në Maltë me 4,6%.-

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›