Delfin i ngordhur ne Durres

Anomalitë detare të ditëve të fundit në Adriatik, të cilat sollën qindra ton mbetje urbane, në gjirin e Durrësit por edhe kafshë të ndryshme, ka pasuar me nxjerrjen e një delfini të ngordhur .
Sipas specialistëve delfini, i cili është gjetur në breg të detit në afërsi të sektorit Apollonia, është i gjatë 2 metra, me një peshë rreth 150 kilogramë, ndërsa mendohet të ketë kohë që ka ngordhur për shkak të dekompozimit.
Prej disa ditësh deti në Durrës ka nxjerrë kafshë të ngordhura dhe të dekompozuara për shkak të rrymave të forta detare.