E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftojnë për bojkot

I ashtuquajturi Kuvendi i Kosovës, i themeluar nga këshilltarët serb të veriut, ka vendosur sot që të krijojnë shtabin antizgjedhor dhe ka ftuar qytetarët që të bojkotojnë zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, transmetojnë mediat serbe.

Është paralajmëruar që më 25 shtator të mbahet një mitin kundër zgjedhjeve në veri të Mitrovicës, transmeton B92.

"Ftojmë qytetarët që të bojkotojnë zgjedhjet, që t’i ikim vulosjes në histori si tradhtarë dhe t’i ikim përgjegjësisë të cilën na e kanë përgatitur ata që kanë nënshkruar marrëveshjen e Brukselit për dorëzimin e Kosovës, ndarjen e saj nga Serbia dhe krijimin e shtetit të ri shqiptar në territorin e Serbisë”, është një nga konkluzionet të cilin këshilltarët e ashtuquajtur njëzëri e kanë miratuar.

Sipas b92, ata kanë kërkuar nga ministri i Qeverisë serbe të ngarkuar për Kosovën Aleksander Vulin që të jap dorëheqje, për shkak, siç kanë theksuar, “sjelljes antikushtetuese dhe antiligjore, gënjeshtrave, mashtrimeve, bllokimeve mediale dhe lajthitjeve të cilave iu ka nënshtruar populli serb në Kosovë”, dhe në këtë mënyrë ta jap kontribut stabilizimit të gjendjes në teren. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›