E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet fjala e Gjyaktës së Apelit për demostratën e 21 janarit

Gjykata e Apelit e Shqipërisë përgjatë 12 orëve, deri në 15:30 të së merkurës do të dal me një verdiktë të formës së prerë për dosjen e demostratës së 21 janarit.

Nën akuzë janë ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe ish-gardisti Agim Llupo.

Në seancën e kësaj të marte, palët si akuza edhe mbrojtja këmbëngulën në versionet e tyre, ku për prokurorinë dy ish-zyrtaret e gardës, Prendi dhe Llupo duhet të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 23 vjet e 25 vjet burgim përkatësisht për secilin për akuzen e vrasjes
me dashje.

Për mbrojtjen, dy ish-gardistët janë të pafajshëm dhe gjithçka ka ndodhur në demonstraten tragjike të 21 janarit ishte në permbushje të detyrës dhe ruajtjes së institucioneve.

Megjithatë, prokurorët e apelit, Shkëlqim Hajdari e Altin Dumani, përgjatë mbi katër orë procesi gjyqësor u treguan të ashpër në konkuluzionet e tyre, duke kërkuar prishjen e vendimit të shkallës së pare si i dhënë në zbatim të gabuar të ligjit dhe pa analizuar minimalisht provat.

Duke iu referuar doktrinës qe mësohet ne Fakultetin e Drejtesisë, prokuroret kujtuan se gjykata kerkonte motivin, por harroi qe raste te tilla parashikohen si kazuse te dashjes se percaktuar e që do të thotë sipas prokurorëve se Ndrea Prendi dhe Agim Llupo e kane parashikuar ardhjen e pasojës në momentin që qelluan me armë luftarake në drejtim të demostruesve, raporton Top Channel.

Për Prokurorinë, po ashtu edhe referimi që i behet “rasti Xhuliani” është një shkelje e rëndë e kodit, pasi në penale nuk lejohet analogjia.

Pavarësisht kësaj, avokatet mbrojtës replikuan duke kujtuar se vendimet e Strasburgut janë burime të së drejtes edhe në Shqipëri. / Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›