KQZ përfundon certifikimin

(E plotësuar)
Përpos certifikimi të partive dhe nismave politike, KQZ-ja ka pranuar edhe disa kërkesa të partive për de-certifikim të disa kandidatëve për asambletë komunale.
Sipas kryesueses Valdete Daka, dy kërkesa kanë qenë nga AKR-ja si dhe nga një kërkesë për de-çertifikim kanë bërë PSHKD-ja dhe Iniciativa Qytetarë për Malishevën.
Kjo e fundit është dashur të de-certifikoj kandidati i tyre pasi që ai kishte problem me ligjin. Pra sipas dispozitave ligjore ai nuk do të mund të kandidojë deri në 6 vitet e ardhshme.
Ndërsa ato janë tërhequr me vetë dëshire janë dy kandidatë nga Gjilani dhe një nga Dragashi.
Sipas Komisionit Qendrorë Zgjedhor, zv.kryeshefi i këtij institucioni do të emërohet pas dy javësh, ndërsa paneli i vjetër që ishte më parë është rizgjedhur.
Po ashtu, KQZ miratoi edhe Doracakun e trajnimit për procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim.
---------
Certifikohen edhe 9 subjektet e mbetura politike për garën e 3 nëntorit. Njëra ndër to është edhe lista e shumë përfolur e Oliver Ivanoviqit, e cila është certifikuar me emrin “Nisma qytetare GISDP – Oliver Ivanoviq”..
Partitë e tjera të cilat janë çertifikuar janë si vijojnë:
1. PDK
2. AAK-LDD
3. PSD
4. SLS - Partia liberale serbe
5. Forca e re “Nova snaga”
6. Nisma qytetare Lëvizja “Vetëvendosje”
7. Iniciativa qytetare GI Srpska
8. Nisma qytetare GIZ – iniciativa së bashku.
Ndërsa numri i kandidatëve është 7 mijë e 932.
Me ceritifikimin e këtyre subjekteve politike ka përfunduar i tërë procesi. Gjithsej janë certifikuar 103 subjekte politike që do të garojnë në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit. /Indeksonline/