Fton miqtë nëpërmjet Facebook për ditëlindje, i shkojnë 3 mijë persona
Një vajzë në qytetin e vogël verior holandez në Haren, ka vendosur që të festojë ditëlindjen e vet dhe për këtë arsye ka njoftuar miqtë e vet në Facebook. Por, gabimisht ajo u ka dërguar ftesë rreth 20 mijë miqve që kishte ne Facebook, pasi ftesa ka qenë e hapur.
Dhe, ajo është befasuar kur ka parë para shtëpisë së vet plot 3 mijë persona. Aq shumë njerëz kanë shkuar në ditëlindjen e saj, saqë ka nisur një përleshje masive mes tyre.
Autoritetet policore bëjnë me dije se ata kanë plaçkitur dyqane dhe dëmtuar pronat e banorëve të qytetit të vogël verior, ndërkohë që gjashtë persona kanë përfunduar të plagosur.