E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuele Rezoluta nje hap para per Serbine

Komisari i BE per Zgjerim Stefan Fuele vleresoi se gjasat e shtuara per pershpejtimin e integrimit evropian te Serbise nenkuptojne qe zyrtaret politike te Serbise duhet te kacafyten me sfidat kryesore per realizimin e reformave evropiane.

Pak para vizites se tij ne Beograd te premten Fuele i tha agjencise Beta se e pershendet aprovimin e rezolutes se perbashket te Serbise dhe Bashkimit Evropian per Kosoven duke theksuar se kjo gje paraqet nje fillim te ri dhe nje hap te rendesishem perpara drejt ardhmerise evropiane per Serbine dhe Kosoven.

Komisari Fule pohoi se shpreson qe vendet e BEse shume shpejte do te arrijne pajtimin dhe te kerkojne mendimin e Komisionit Evropian per gatishmerine e Serbise qe te perfitoje statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Union.

Fule theksoi se Serbia ka potencial qe te perparoje shpejte ne rrugen e saj te integrimit ne BE

Zgjidhja e problemeve politike do te paraqiste nje hap te rendesishem perpara - megjithese jo edhe perfundimin e rrugetimit vleresoi ai.

Kushtet e domosdoshme sigurisht qe perfshijne nje bashkepunim te plote me Tribunalin e Hages luftimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit pavaresine e gjyqesorit si dhe raportet e mira me fqinjet perkujtoi Fuele.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›