E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtruan me fall pushuesin në Sarandë, 3 rome në pranga

 Kapen duke hedhur fall për 1.000 euro, arrestohen në flagrancë tri gra rome. Burime nga policia e Sarandës pohojnë se kanë vënë në pranga 62- vjeçaren Sulltane Rama dhe vajzën e saj Lirien, 36 vjeç, si dhe 50-vjeçaren Fatmira Muhaxhiri.

Mësohet se gratë rome kishin udhëtuar nga Fushë- Kruja për në Sarandë për të fituar nëpërmjet mashtrimit me fall.

Sipas policisë lokale, tri gratë u kapën në lulishten e qytetit, teksa po i hidhnin fall një shqiptari nga Maqedonia, i cili kishte mbërritur për pushime në Sarandë.

Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar se fallxhoret i kishin marrë paradhënie shtetasit A.Q. shumën prej 1.000 euro. Ndërsa Rama dhe Muhaxhiri kanë vijuar të parashikojnë të ardhmen e pushuesit nga Maqedonia, 36- vjeçarja Lirie Rama ka shkuar në supermarket për të shpenzuar një pjesë të shumës së majmë. Burimet e mësipërme bëjnë me dije se një pjesë e parave u gjet në çantën e njërës prej grave rome, të cilat kanë përfunduar në qeli. Materialet në ngarkim të tyre iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Sarandës./Bw/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›