E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuere: Qeveria të punojë për reformat

Këto komente të enjten i bëri ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere pas largimeve dhe dorëheqjeve të disa ministrave, nga kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski. Diplomati evropian ka kërkuar që sa më shpejtë të bëhet zëvendësimi i tyre me kuadro të reja. “Presim sa më shpejtë të përmbyllet procedura për vërtetimin formal të ministrave të rinj të cilët u propozuan. Sa më shpejtë të arrihet kjo, aq më mirë do të mundemi të sigurojmë kontinuitet në funksionimin e të gjitha institucioneve”, theksoi Fuere.

Ai shtoi se përbërja e re e qeverisë duhet të punojë më shumë në realizimin e reformave të domosdoshme në procesin e integrimit. “Ministrat e rinj patjetër duhet të “notojnë” që nga dita e parë. Nuk do të kenë “ muaj të mjaltit” nëse qeveria dëshiron ti përmbush të gjitha reformat, që do ti mundësojnë KE të rekomandojë një datë për fillimin e negociatave”, theskoi Fuere. Parlamenti i Maqedonisë pritet që nesër të votojë ndryshimet e reja qeveritare, pas dorëheqjeve të disa ministrave të Qeverisë Gruevski.  (ina/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›