Fukishima vazhdon te kercenoje nje katastrofe atomike zjarr ne reaktorin nr. 4

Tokio termet tjeter me shkalle 6 rihter reaktori 4 pa uje SHBA ne alarm
Vazhdon beteja per te mbajtur nen kontroll centralin berthamor nuklear te Fukishimes ku sistemi i ftohjes i tij eshte shkaterruar nga cunami i javes se kaluar. Jane regjistruar tronditje te medha ne reaktorin nr. 4 ne centralin berthamor te Fukishimes. Vaska e ketij reaktori nuk po mban me uje per shkak te efekteve lsquoesktremisht te medha te radiacionit - deklaroi presidenti i Autoritetit Amerikan per Kontrollin Nuklear. Ky eshte akti i fundit i dites se djeshme e cila u karakterizua nga tentativat per tu bere balle emergjencave nukleare qe po perjeton Japonia.
Linja elektrike - Kompania Tokyo Electric Po eer ka referuar dje se pothuajse ka mbaruar sistemimin e linjes se re elektrike e cila duhet te riktheje elektricitetin ne stacionin nuklear te Fukishimes per te arritur keshtu zgjidhjen e kesaj krize. Lidhja e re elektrike duhet te arrije te rivendose ne pune pompat duke lejuar keshtu rrjedhjen e ujit ne reaktor dhe ne vaskat per ti mbajtur ato sa me ftohta te jete e mundur.
Frika nga koha e keqe - Nje tjeter preokupim i madh per Tokion tashme eshte edhe koha e keqe. Ne fakt eshte parashikuar qe te bjere bore dhe te fryje ere e forte ne jug pra ne drejtim te Tokios dhe me pas te kthehet ne veri drejt detit. Ky faktor eshte mjaft i rendesishem sepse tregon se drejtimi mund te marre nje re te mundshme nukleare. Por kushtet atmosferike jane te rendesishme edhe per njerezit te cilet jane gjendur ne veshtiresi pas cunamit te kaluar. Sipas te dhenave te fundit numri i tyre ka ardhur nga 430 mije qe ishin ne fillim drejt 550 mije. Keta njerez jane mbledhur ne qendra te ndryshme pritjeje qe jane ngritur nga qeveria japoneze. Shume prej tyre jane femije dhe pleq. Ne keto kushte te veshtira kur pritet qe sipas parashikimeve te motit i ftohti dhe debora te jene edhe me te medha ne ditet ne vazhdim te rritet edhe shkalla e veshtiresise se jeteses se ketyre njerezve.
Mesazhi i Perandorit - Diten e djeshme ka qene vete Perandori japonez Akihito i cili ka drejtuar nje mesazh ne televizionin kombetar ne te cilin ai shprehu te gjithe trishtimin e tij per cunamin e javes se kaluar duke bere njekohesisht thirrje qe te shpetohen sa me shume njerez qe te jete e mundur. Ndiej trishtim te thelle per viktimat e cunamit. Nuk e di se sa do te jene por shpresoj te shpetohet edhe sikur nje me shume. Tanime problemi eshte zona nukleare dhe shpresoj shume qe ky te zgjidhet. Ndihma po ecen perpara edhe ne te ftohtin e madh megjithese mungon ushqimi e karburanti dhe gjendja eshte shume emergjente - tha Perandori. Me pas ai beri nje falenderim te vecante per ndihmen e ardhur nga nderkombetaret dhe per njerezit te cilet po punojne gjithmone e me shume per operacionet e shpetimit.
Paralajmerimi nga SHBA - Autoritetet amerikane u kane rekomanduar qytetareve te tyre te cilet jetojne ne rrezen e 80 km nga centrali berthamor i Fukishimes te evakuohen ose te mblidhen ne vende te mbyllura. Edhe ushtaraket amerikane te cilet po japin ndihmen e tyre ndaj popullit japonez kane marre urdhrin qe te mos afrohen me shume se 80 km nga centrali. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney tha se rekomandimi vjen nga analizat e bera nga ekspertet amerikane. Kjo eshte keshilla qe ne do tu japim qytetareve amerikane nese i njejti problem do te shfaqej edhe ne SHBA pra qe te largohen te pakten rreth 80 km nga centrali berthamor i Fukishimes - tha ai.
Wikileaks Aiea e paralajmeroi Tokion dy vite me pare
Aiea Agjencia Nderkombetare per Energjine Atomike qe dy vjet me pare kishte paralajmeruar qeverine japoneze per rrezikun qe centralet berthamore te shtetit aziatik nuk ishin ne gjendje tu rezistonin termeteve me nje fuqi te konsiderueshme dhe pastaj edhe per rrezikun e katastrofes nukleare ne Fukishima. Keto dokumente ne lidhje me kete paralajmerim jane bere publike dje ne gazeten e perditshme britanike The Daily Telegraph. Duke qendruar ne dokumentet e cituara nga gazeta nje drejtues i agjencise se kontrollit u komunikoi autoriteteve te Tokios qe masat e sigurise ne impiantet nukleare ishin te vogla dhe se nje termet vertet i forte do te sillte probleme shume te medha. Nga gazeta londineze sillet nje argument tjeter ne lidhje me paralajmerimet qe i jane bere Japonise nga nderkombetaret. Keshtu ne rastin e mbledhjes se vendeve te G8-s qe u mbajt ne Tokio u vu ne diskutim siguria e centraleve berthamore japoneze. Domethene te qyteteve te cilat kishim me shume termete ne bote.
Nje zjarr i rrezikshem - Nderkohe dje nje tjeter zjarr shpertheu ne centralin berthamor te Fukishimes 1. Flaket jane perhapur drejt reaktorit 4 dhe me pas jane shuar vete pas 30 minutave. Por nje kolone zjarri filloi te dilte edhe nga reaktori 3 edhe pse rrethimi i tij nuk eshte se pesoi deme te medha. Ne fakt rreth centralit nivelet e radioaktivitetit dje u rriten ndjeshem dhe personeli menjehere u largua nga vendi i ngjarjes. Impianti i Fukishimes ka pesuar deri me tani kater shperthime dhe dy zjarre. Por qeveria ka siguruar nga ana e saj se rrezet rreth 20-30 km nga centrali i Fukishimes nuk perbejne rrezik per shendetin njerezor. Nga ana tjeter televizioni publik shteteror japonez nuk transmetoi po dje pamjet e nje helikopteri i cili ishte vendosur siper centralit berthamor dhe po mundohej te hidhte uje ne te per te bere te mundur keshtu ftohjen e tij. Por helikopteri nuk ka mundur te operoje ndoshta sipas informacioneve qe vijne nga televizioni shteteror per shkak te shkalles se larte te radioaktivitetit. Policia eshte munduar shume per te ftohur vasken e reaktorit numer 4 me nje kamion uji. Po ashtu sipas agjencise se shtypit Kyodo ne prefekturen e Fukishimes uji nuk permban as jodio dhe as radioaktivitet pavaresisht arratise se valeve radioaktive te centralit.
Bursa rikuperon - Nderkohe Bursa e Tokios ka gjetur forcen per tu ringritur dhe shenoi dje nje rikuperim prej 568. Banka qendrore ka asgjesuar ne merkato 3.5 trilione jene rreth 43 miliarde dollare per te kerkuar te mbaje impaktin e termetit. Kjo levizje te con ne 23 trilione jene 283 miliarde dollare shumen totale te alokuar ne tri dite nga banka.