E Diel, 1 Nëntor 2026

Njerezit dhe popujt e vegjel shkruajne fletet me te rendesishme te historise

Breznia e re e shkrimtareve shqiptare bart barren e pergjegjesise per ta perfaqesuar denjesisht letersine shqiptare aty ku kulturat takohen per t039i dhene nje pergjigje sfinksit te koherave kulture tashme e hapur ndaj botes e cila pret shume edhe nga shkrimtaret edhe nga e ardhmja - keshtu flet poeti Arjan Leka ne nje bashkebisedim ne revisten malazeze si per tiu afruar nje bote te gatshme kersherise se fqinjeve per jeten dhe poezine

Poeti prozatori eseisti me formim muzikor Arian Leka ze nje vend te vecante ne letrat shqipe po ta vendosim ne nje kontekst te tille. Permes perkthimit vlera e artit te tij eshte bere tashme e njohur ne suazat evropiane. Krijimtaria e tij eshte vleresuar me shperblime te rendesishme letrare brenda dhe jashte Shqiperise si dhe ka fituar disa bursa studimi ne Itali Austri Gjermani Hong Kong etj. Ne Malin e Zi ai ka mberritur si i ftuar i Sallonit Dimeror te Librit.

Per gazeten Pobjeda Arjan Leka ne bashkebisedim me gazetarin e njohur Vlatko Simunovi flet per letersine e cila eshte njohje e qenies se paster njerezore per mrekulline e gjuhes se rilindur per rilindjen e poezise jeten e rikrijuar nga betoni rendesine e lindjes dhe jeten ne province...

Me dekada Shqiperia per shumicen e njerezve ne Mal te Zi ka qene nje vend i fshehte. A do te na ndihmoje letersia bashkekohore shqipe qe ta njohim

Per nje kohe te gjate Shqiperia ka qene dhe eshte sjelle ndaj vetes dhe te tjereve si te qe nje hapesire mistike e mbyllur dhe e fshehte ndaj botes. Thua se aty fshihej nje lloj grali i shenjte apo dicka tjeter e cila ruhej nga syri i zakonshem i botes. Dukej sikur dicka mbulohej konservohej per tu mbrojtur nga konsumimi nga zhvleftesimi qe vjen prej perdorimit te tepert dhe nga kontaktet e shpeshta. Ajo qe ruhej dhe mbrohej shpallej si me e mira e denje vetem per me te zgjedhurit. Dhe mbyllja ne vetvete jo kontaktet apo te sjellit si gjithe te tjeret shihej si rruge shpetimi. Kjo ka arsyet e veta te perligjjes dhe sot nuk kerkohet thjesht fajesia apo emri i fajtorit por arsyet qe mund te na risjellin ne te njejtat perfundime e simptoma prej te cilave jemi te prekur dhe ende te pacliruar te gjithe ne si ballkanas mitomania dhe lufta per te gjitha llojet e kufijve reale dhe shpirterore.

Letersia e asaj kohe e cila ne pjesen sunduese nuk i largohet shume modelit ideologjik projektoi per vendasit dhe per te huaj te njejtin imazh ate te shqiptarit te pazakonte njeriut unik te pervecem te rralle dhe te pashoq te vetmit njeriut te ri qe kishte lindur per te mbartur misionin e shpetimit te dickaje qe asnjehere nuk u artikulua qartesisht por u paraqit sikur shpetonte here vetveten dhe here njerezimin sikur nje here behej theror per te mbrojtur vlerat e veta dhe nje here tjeter me dimension dhe kontekst shume te me gjere se cpremtonin mundesite behej shpetimtar i vlerave pertej viseve kombetare dhe rajonale mbrojtjen e se mires ne rastin e krishterimit per shembull apo mbrojtjen e se drejtes dhe te se vertetes me te eperme ne rastin e ideologjise marksisto-staliniste per te cilat jo rralle kostoja e sakrifikimit per shqiptaret ka qene jo e shperfillur por teper e larte per nje popull qe mban i vetem barra sic e deshmojne te gjitha rastet gjer tek vetesakrifikimi me i fundit ne emer te ideolatrise. Mirenjohja eshte vlere madje edhe vleresim por honorifike tekefundit. Por edhe ne kete rast jam me i prire ti shoh tek vetja dhe paraardhesit me shume se te mbivleresoj demonizimin e te tjereve pasojat qe sot i gjykojme dhe nuk na pelqejne.

Shkrimtareve ndoshta me shume se gjithkujt tjeter u perket ti bejne te dukshme keto pamje jo thjesht per te projektuar nje imazh te ri te shqiptarit apo per nje imazh te shqiptarit te ri tek i cili nuk besoj ne menyre te pervecme por per ato gjera dhe bote e perbashket dhe te perjetshme takimi qe ka ekzistuar mes nesh qe prej koherave kur u ngjizem dhe qe pavaresisht dallimeve na bejne te ndihemi te ngjashem te afert te njejte dhe jo te huaj mes njeri-tjetrit. Kur them ta projektoje kam parasysh tu shfaqe njerezve si brenda ashtu edhe jashte kufijve te njejten pamje te asaj se cilet jemi ne shqiptaret ta deshmojme mone e shkuar dhe bashkekohesine e vendit dhe njeriut qe jeton edhe sot ketu. Nese kete do e quanim nje mision apo detyre te pangarkuar nga ndokush por te vetendjere prej shkrimtareve do te shprehesha se nuk behet fjale per ndryshimin e rrjedhave te historise permes letersise as per rikrijimin e historise sipas versionit frankelshtajn por per te vendosur nje pende apo nje turbine ne fund te rrjedhes me qellim qe ato ujera te mos marrin gjithcka me vete qe ajo rrjedhe te mos jene me renie krejt te lire qe te mos e gjejme fajesine perhere tek rrjedhat qe shkojne e nuk kthehen me por edhe tek lundertaret mbi rrjedha e mbi te gjitha per te hedhur me shume drite ne rizbulimin njeriut atij te njemendtet me thelb te forte e te patjetersueshem i cili di te kundershtoje qe ka kundershtuar dhe qe nuk eshte shformesuar nga presionet e rrjedhes sic mund te perifrazohet per rastin tone ajo e regjimit totalitarist dhe deformimeve te mepastajme per te njohur kesisoj thelbin e qenies njerezore ne plotnine e vet ate njeri qe ben dhe ndreq gabime i ngjashem me veten dhe boten sic e kam cilesuar ne librin tim te fundit me poezi.

Kurdo qe meditoj per Shqiperine dal ne perfundimin se mrekullia me e madhe ne ate vend eshte vete gjuha shqipe. Per mijera vjet shqiptaret kane jetuar ne ngushticen ne mes te dy qyteterimeve te medha evropiane Greqise dhe Romes. Si arriten ta ruajne gjuhen

Ne perfytyrimin tim kjo mrekulli qe ju permendni shfaqet me se miri edhe tek poezia.

E parafytyroj gjuhen tone si te vendosur mes dy blojave te medha gjuhesore helene dhe latine. Nje mulli me dy mokra mes te cilave rri nje kokerr e te lashtave gjuha shqipe. Perfytyroni nje kokerr gruri apo elbi mes gureve mulliri. Eumlshte e cuditshme ne kufi te se pabesueshmes sesi ka mbijetuar ajo. Dy gure te rende mulliri pra me monumente te verteta letrare qe nga antikiteti ai i lashte helen dhe ai latin kane bluar me shekuj por pikerisht kur sipas te gjitha logjikave pritej te shkaterrohej te bluhet e te shkermoqej kokerrza e grurit jane thyer guret e mullirit. Eumlshte ndjenje e rralle kur nga mielli i mbijetuar sot gatuhet ende buke ushqyese mana per shpirtin e nje kulture te paret e te ciles kokerrzat e fonetikes sintakses dhe leksikut te shqipes i kane ruajtur per tryezen e milineumit te ri. Dua te besoj ne kete rast se nje forme qe ndihmoi mbijetesen ka qene poezia e mbartur orale ajo qe ka vertet nevoje per librat por qe per te mbijetuar ka mundur tia dale edhe pa to.

Ne vetedijen time gjuha shqipe eshte monumenti me unik dhe me perfaqesues ne Shqiperi. Padyshim qe ne viset tona kemi trashegimi te pasur monumentesh te tjere ndertuar me lende me te forte prej rasash guri e mure tulle te mire. Por pakkush e beson se nje zanore hundore apo nje dy bashketingellore te llojit gl kl apo mb jane me te qendrueshme se rrasat e gurit perballe mijevjecareve. Kemi edhe jo pak teatro e stadiume kemi amfiteater dhe kolonada me kapitele por ne to ndeshen modelimet dhe vulat romake e helene nga ato qe gjenden te shperndara ne te gjitha brigjet mesdhetare. Me kete nuk dua te them aspak se gjuha shqipe as nuk ka marre as nuk ka dhene nuk dua te kthehem serish tek e vetmja por kjo nuk me pengon gjithashtu te them se ajo qe trashegojme eshte pernjimend vlere e rralle prej rrenjesh dhe burimesh. Gjuha eshte shtepia dhe jo thjesht per ngjashmeri fonetike gjuha eshte shtepia dhe shpirti yne. Ajo eshte lenda materia nga e cila krijojme nje gje qe eshte serish e jona pertej modelimeve te qyteterimit te ri. Permes fjaleve mundemi ta rindertojme kujtesen domethene veten tone.

Regjimi komunist ne Shqiperi simbol i totalitarizmit me te eger te majte ne truallin evropian. Me shekuj ishte e paimagjinueshme te krijosh jashte kanoneve te rrepta ideologjike. Kur ai regjim u cmontua arti me nje shpejtesi cuditese u riperteri dhe mori kthesen drejt rrjedhave evropiane. Si u be e mundur kjo

Poezia shqiptare ndoshta me drejtperdrejt se proza e ka pasur me te shpejte rilindjen. Shpejtesia me te cilen eshte rilindur ajo nuk do te thote aspak se rilindja paskesh qene e lehte. Gjuha poetike ishte cenuar ne natyrshmerine e vet por nuk qe zhbere krejtesisht gjithashtu. Ajo qe shnderruar ne nje gjuhe thuajse plastike gjuhe te klisheve dhe te ilustrimit ideor. Prej kesaj sidomos prej gjuhes dhe jo prej tematikes se ndryshme mendoj se filloi nje lloj tjeter poezie e rilindur do te ishte term me i drejte se e re.

Pas viteve 90 u duk me shenja te qarta se poezia kishte mbijetuar duke bere te njejten jete si bari qe mbin edhe mes blloqeve te betonuara. Identifikimi dhe vendosja e lidhjes me traditen me te mire paraardhese sidomos te asaj lloj poezie dhe proze qe u shkrua brenda nje dhjetevjecari mes viteve 1933 deri ne vitin 1944 ishte nje sfide kenaqesi dhe detyrim njekohesisht.

Ka pak te huaj te cilet e njohin gjuhen aq mire qe te mund ti perkthejne tekstet letrare shqiptare ne gjuhen e tyre. Madje edhe veprat e Kadarese ne gjuhen angleze jane perkthyer nga frengjishtja e jo drejtperdrejt nga gjuha shqipe. Si te tejkalohet ai program dhe te njihet tere begatia e poezise qe e shkruan gjenerata e re e poeteve shqiptare

Ky problem eshte i pranishem dhe zor se zgjidhet se paku jo menjehere. Te gjesh perkthyes te teksteve shqipe eshte pune Sizifi. Ka pak perkthyes cilesore por edhe ata jetojne kryesisht jashte Shqiperise gje qe nenkupton se me gjithe vemendjen dhe dashamiresine e tyre dhe me gjithe zvogelimin e distancave permes internetit mbeten serish disi ne periferi. Nuk jane perhere te perfshire ne rrjedhen e zhvillimeve neper te cilat shkon sot letersia shqipe dhe per fat te keq nuk ndihen te perfshire ne projekte me afatgjata se mandatet politike sic mund te ishin pershembull shtepite per perkthyes projekte qe mbeshtesin perkthimin apo perfaqesimin e shkrimtareve shqiptare ne vende ku letersia promovohet ne skena me te gjera se kufijte kombetare dhe rajonale. Nga ana tjeter edhe shkollat e gjuheve te huaja priren te nxjerrin me shume mesues se sa ti ushtrojne dhe ti drejtojne studentet me prirje drejt teknikave te perkthimit. Por shpesh jane vete poetet qe duke bashkepunuar me perkthyes arrijne te sjellin versione me perfaqesuese te krijimtarise se tyre pavaresisht se kjo shihet me shume si nje faze kalimtare gjersa te mberrije vemendja e duhur dhe perkthyesit e deshiruar per te cilet kane nevoje edhe vete gjuhet e medha sic mund ti quajme gjuhet me numer te gjere lexuesish.

Keni lindur ne Durres. Krahasuar me Tiranen ky qytet eshte nje province. Njekohesisht Tirana eshte nje province krahasuar me Romen apo Parisin. Si ndesheni me ndjenjen e ekzistences ne provincen e dyfishte

Per mua eshte shume e rendesishme lindja dhe sidomos rritja ne province e mbi te gjitha ne nje province me status te perjetshem si Durresi. Durresi nga njera ane eshte qyteti me i lashte ne Shqiperi. Gjithmone ka qene qytet-province por ne kuptimin qe i jepnin dikur romaket kesaj fjale. Pra nje province qe nuk vetendihet si e tille por eshte qender per shkak se nuk i mungon asgje prej begatise dhe jetes se qendrave. Kujtoj ketu rruget biblioteken amfiteatrin objektet e kultit dhe te adhurimit statutet mjeshterite jeten qytetare te vijueshme qe nga antikiteti e deri ne pasmesjete pas pushtimit turk kur qyteti u mblodh sic thuhet si nje iriq. Gjate tre mije vjetesh te historise se tij te gjate Durresi ka qene disa here kryeqender dhe province njeherazi. Per ironi ka pasur kohe qe ky qytet njohu edhe nje fat te paprovuar me pare ai u perdor si te qe tabele e emulacionit socialist vendosur perballe botes perendimore si per ti sfiduar ata me vincat e portit qe punonin dite e nate me plazhet e virgjera njerezit e lumtur etj. etj.

Por njerezit ne Durres nuk ndihen keq ne te qenit provinciale ata nuk e kane te veshtire jeten jashte qendre. Kjo menyre jetese ofron gjendje te tjera te natyrshme dhe me prane krijimtarise. Jetohet thjesht por me shume se thjesht jetohet qete me privilegjet e qyteteve mesdhetare. Te jesh i vogel dhe ne periferine e gjerave nuk do te thote aspak te jesh i parendesishem. Kujtoni Davidin dhe luften e tij me Golijatin. Njerezit e popujt e vegjel i shkruajne fletet me te rendesishme te historise. Kujtojme detin e token. Deti eshte i madh. Toka eshte e vogel. Me miliona vite ky raport nuk ndryshoi por dihet se kush eshte fitimtari i perkohshem dhe kush i perjetshem. Njesoj ndodh dhe me provincen. A nuk eshte edhe planeti yne Toka nje province ne Gjithesi A nuk jemi te gjithe provinciale ne kete univers pa ane e fund Kjo ndoshta eshte nje ngushellim i larget por i begate i te qenit provincial dhe qyteterim i vogel por pjese e qyteterimeve sic eshte ngushellim gjithashtu edhe fakti se ne provinca te tilla si Durresi ku te gjithe ose jane ose duan te jene poete njeriu perpunon kenaqesine e rralle per koherat moderne te jete ze i vetvetes dhe jo jehone zerash te tjere. Njerez te tjere te ndryshem ose te ngjashem me mua kane shpresen se u japin ze atyre qe shekujt nuk ua dhane te drejten te te degjohen.

Perktheu nga gjuha malazeze Smajl Smaka

Impresion

Sot jetoj ne emrin Durres dhe me gjeni ne kete adrese me se te sigurt. Nese rruga ju sjell ndonjehere ne Durres aty do te vini re se te gjitha perandorite qe kane kaluar aty apo qe e kane pasur dikur ne dore kishin deshire te ethshme per te lene mbi te gjurmet e pranise se tyre. Kete deshire ka pasur si duket edhe nje ndertues vendas me gjithe gjasat i cili shekuj me pare la te gdhendura ne shkallaret e amfiteatrit antik nistoret e emrit te vet E.Y. Eumlshte per tu verejtur edhe sot si nje porosi e bere enkas kjo sjellje e tij. Ndoshta ka dashur te thote dicka me shume se Une kam qene ketu. Ndoshta deshira e tij ka qene ta lere me shkrim se... Kete e bera une vendasi. Disa here Durresi emri ne te cilin jetoj ka ndryshuar formen e hapesires ne te cilen eshte gjendur. Dhe asgje nuk ka nderruar me thelb prapeseprape. Thua e ka ditur prej kohesh se provinca i ndryshon te tjeret por nuk gjen arsye te ndryshoje vetveten per asnje arsye. Ne fillim une e kam dashur ne menyre te papermbajtshme kete emer. Ndoshta ngaqe ky emer kjo province me emrin Durres eshte dhurata e pare qe nena ime me dhuroi per diten time te lindjes dhurata qe e marr perhere me vete si lodren me te dashur si armen me te rrezikshme qe me cenon se pari vete mua. Pastaj nuk di se si per fat apo jo i kam dale duarsh kam ikur prej saj por pa qene kurre i lire as i cliruar kudo kam qene i kontrolluar prej kesaj forme prej ketij emri prej kesaj province qe si te qe hobeja ime me flak me rimerr e fsheh si te qe vesi im e shfaq si te qe stolia a virtyti me i cmuar i shmangem dhe i rikthehem me deshire. Nuk di nese kam bekimin apo nematen e saj. Sidomos tani qe nuk jetoj me ne menyre te pernatshme ne kete qytet ne qytetin me emrin Durres. Dhe ne te vtertete jo vetem une por askush nuk jeton ne ndonje province apo ne ndonje qytet. Ne te gjithe jetojme ne emra njelloj si une qe jetoj ne emrin Durres. Jam ne adrese te sigurt....

Arjan Leka

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›