“Babi më shiti”
Nga Express më 17 mars 2011 në ora 10:21
Rihana ka shpalosur arsyet se pse ajo nuk ka marrëdhënie të mira me babin e saj në revistën “Vogue”.
Sipas saj, ai e ka shitur atë në media. “Gjithmonë e kam pyetur veten se pse babi im e ka bërë këtë. Çfarë kam qenë unë për të?”, ka thënë Rihanna për revistën.
“Ai më shiti te mediat”, tha në fund aktorja, e cila ka dhënë një intervistë përplot emocione.