Policia me 2036 jeleke antiplumb amerikane ne luften kunder krimit

Qeveria amerikane nepermjet programit ICITAP i ka dhuruar Policise se Shtetit sasine e jelekeve antiplumb
Jeleket antiplumb do tu sherbejne oficereve te policise ne mbeshtetje te luftes se tyre kunder krimeve te renda krimeve te dhunshme dhe grupeve kriminale. Shpresa ime do te ishte qe asnje nga punonjesit e policise te mos e ndiente nevojen per ta perdorur kete jelek antiplumb por realiteti eshte qe punonjesi i policise rrezikon jeten e tij cdo dite per te mbrojtur qytetaret e Republikes se Shqiperise. Ne kete menyre u eshte drejtuar dje zv.ambasadorja amerikane znj. Deborah A. Jones te pranishmeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ne ceremonine e dhurimit te nje sasie te konsiderueshme jelekesh antiplumb per forcat e Policise se Shtetit nga ana e qeverise amerikane nepermjet programit ICITAP. Ky donacion konsiston ne 2036 jeleke duke filluar nga jeleket e lehte antiplumb e deri tek jeleket me perforcim te renduar per tu perdorur ne operacione te ndryshme nga Forcat Speciale. Gjate fjales se saj pershendetese zv.ambasadorja amerikane Jones vleresoi bashkepunimin e mire mes dy vendeve ne fushen e zbatimit te ligjit. Ky donacion u mundesua si rrjedhoje e nje bashkepunimi afatgjate tashme ndermjet Gardes Kombetare te Shtetit te Nju Xhersit dhe Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise -eshte shprehur Jones. Ndersa ka theksuar Keta jeleke jane kontribut yni per te reduktuar kete risk ndaj krimit si dhe per forcimin e zbatimit te ligjit ne Shqiperi.
Nga ana tjeter drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj gjate fjales se tij falenderoi ne menyre te vecante Garden Kombetare dhe Departamentin e Sherifit te Kontese Bergen te Nju Xhersit ambasaden amerikane dhe stafin e programit ICITAP dhe theksoi rendesine e ketij donacioni ne permiresimin e standardit te sigurise per efektivet e Policise se Shtetit. Perdorimi i ketyre pajisjeve natyrisht qe do te permiresoje standardin e sigurise per jeten e shendetin e punonjesve te policise njekohesisht do te rrite efikasitetin e strukturave te policise per realizimin e detyrave institucionale si dhe do te ndikoje ne permiresimin e cilesise se jetes se komunitetit. Ndihmen dhe mbeshtetjen permanente qe keni ofruar dhe ofroni per Policine e Shtetit e vleresojme jo vetem si nje perkrahje midis partneresh por edhe si nje nxitje e stimul per te punuar me perkushtim per pergatitjen e nje organizate policore demokratike e moderne partnere e denje per simotrat e saj te vendeve me te perparuara euroatlantike - ka thene drejtori Burgaj.
Me tej ai ka theksuar Policia e Shtetit do te vazhdoje e vendosur rrugen e reformave per tu shnderruar ne nje institucion me te vertete demokratik dhe njekohesisht ne nje institucion partner te besueshem dhe profesional per homologet tane te vendeve euroatlantike. Nga ky donacion kane perfituar struktura te ndryshme te Policise se Shtetit te Departamentit te Sigurise Publike njesite e agjenteve ne mbulim forcat speciale te RENEA-s forcat e nderhyrjes se shpejte forcat e operacioneve speciale ne Drejtorine kunder Krimit te Organizuar dhe njesite antieksploziv.