E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fukushima është stabilizuar

Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryeministri japonez, Yoshihiko Noda, gjatë një takimi të task-forcës nukleare.

Deklarimi se impianti është në gjendje të fiket paqësisht, është shikuar si një arritje historike në përpjekjet për të vënë nën kontroll impiantin bërthamor.

Por, qeveria thotë se do të duhen dekada deri kur impianti do të çmontohet plotësisht.

Gjashtë reaktorët e Fukushimës janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Në katër reaktorë ndodhen shpërthime pasi sistemet e ftohjes, jetike për centralet bërthamore, dolën jashtë funksionit./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-16 09:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›