E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohen ne dere te shtepise babe e bir



DURRES - Nje bresheri kallashnikovi u ka marre jeten dy personave babe e bir mbremjen e djeshme. Ngjarja e rende ka ndodhur ne vendin e njohur si 4 rruget e Shijakut. Viktimat Rifat dhe Izmir Sula respektivisht 55 dhe 24 vjec jane ekzekutuar vetem pak metra larg baneses se tyre private. Babe e bir kane qene duke ecur me kembe per ne shtepine e tyre kur jane qelluar me arme kallashnikov. Autoret ende te paidentifikuar kane perfituar nga erresira e nates dhe jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Deshmitare te ketij krimi kane qene te pakte dhe nuk kane dhene ndonje informacion te rendesishem per policine. Fqinjet e familjes Sula kane qene te paret ata qe ishin ne vendin e krimit. Pasi kane pare dy trupat e shtrire ne toke Rifat dhe Izmir Sula jane derguar me urgjence ne Spitalin e Durres. Me gjithe kembenguljen e mjekeve dy te plagosurit nuk u kane mbijetuar plageve te renda qe kishin marre.
KRIMI
Ka qene ora 1755 kur nje bresheri kallashnikovi ka tronditur lagjen Partizani te Shijakut. Persona te paidentifikuar kane qelluar per vdekje dy persona babe e bir per shkaqe ende te panjohura nga policia. Krimi ka ndodhur ne nje rruge te erret dhe autoret e krimit jane larguar pa u vene re nga askush. Sic eshte mesuar viktimat ishin duke u kthyer ne banesen e tyre. Ata kishin nje aktivitet privat. Ne nje dyqan te vogel ata shisnin bileta per tragete dhe avione ndersa merreshin dhe me shitblerje te tokave. Dy viktimat nuk njiheshin si persona problematike. Banoret dhe fqinjet e tyre kane treguar se ata nuk kishin pasur sherre apo probleme te tjera. Jeta e tyre ishte e qete dhe kryesisht merreshin me aktivitetin e dyqanit. Nga banoret e zones deklarohet se plumbat kane rene mbi dy persona te cilet nuk kane pasur kurre probleme me askend cka e vesh me me shume mister vrasjen.
POLICIA
Forca te shumta policie kane mberritur ne vendin e ngjarjes. Uniformat blu te njoftuara nga banoret dhe nga Spitali i Durresit kane nisur menjehere hetimet. Eshte bere rrethimi i vendngjarjes dhe jane marre ne pyetje disa persona. Sipas policise vrasja eshte bere me nje automatik tip kallashnikov rreth 30 metra larg shtepise se tyre. Deshmitare te krimit jane te pakte. Ne vendin e krimit kane shkuar dhe kreret e Drejtorise se Policise se Durresit por deri ne oret e vona nuk kishte asnje person te shoqeruar apo te identifikuar ne lidhje me krimin e dyfishte. Kontrolle te shumta jane bere gjate oreve te nates si dhe jane ngritur disa postblloqe. Policia ka marre dhe deshmite e familjareve te viktimave por nuk ka arritur te zbardhe krimin e rende.

Kryekomunari i Drenoves Memoriali grek nuk qendruam indiferente
KORCE - Pas marrjes ne pyetje nga Prokuroria e Korces kreu i komunes Drenove ka deklaruar publikisht duke mbrojtur deshmine e tij se ndertimi i memorialit ne varrezat e Boboshtices eshte i paligjshem. Kryekomunari Flamur Salaj tha dje para medias se komuna nuk ka qendruar indiferente ndaj skandalit por eshte ne pritje te vendimit te Prokurorise. Per punimet e kryera ne kishen Shen Meria Boboshtice komuna Drenove nuk ka qendruar indiferente sepse kete ceshtje tani e ka marre ne dore Prokuroria. Perderisa e ka marre prokuroria do tu lutesha te gjitheve qe te presim derisa te shprehet ky institucion. Une di qe memoriali grek eshte ngritur ne dhjetor te 1996-s tani jane bere disa ndertime pa leje dhe une kam reaguar qe ne hapat e pare. Eshte bere nje akt kontrolli qe ne daten 29 tetor dhe pasi te shprehet prokuroria dhe ne kemi te drejte te flasim pastaj - u shpreh Selaj ne nje deklarate per mediat.
Skandali ne Boboshtice nisi disa jave me pare kur banoret ngriten pretendimet se jane dhunuar varret e te pareve me qellim ndertimin e nje memoriali per ushtaret greke te rene gjate luftes. Punetoret dhe perfaqesuesit e firmave qe moren persiper ndertimet thane ne Prokurori se porositesi ishte organizata OMONIA. Perfaqesues te OMONIA-s ne Korce i kane konsideruar improvizime dashakeqe pamjet e eshtrave te nxjerra ne rruge dhe sipas tyre memoriali per ndertimin e ushtareve greke eshte ndertuar me pelqimin e banoreve te zones.

Tre te rinj ne pranga akuzohen per vjedhje me dhune
TIRANE - Tre te rinj jane vene ne pranga pasi akuzohen per vjedhje me dhune. Burime nga Policia e Tiranes thane se kane ndaluar ne oret e para te mengjesit tre persona te cilet kane tentuar te grabisin nje qytetar ne afersi te stadiumit Selman Stermasi. Te arrestuarit jane Albert Peposhi 23 vjec Andrit Murraku 19 vjec dhe Markon Paco 23 vjec. Keta te rinj kane tentuar ti vjedhin me dhune telefonin celular nje personi si dhe sendet e tij personale. Nderkohe nga puna e hetimore e kryer ne ngarkim te tyre rezultoi se shtetasit e mesiperm dyshohet te jene edhe autor te disa vjedhjes ne Tirane ku disa qytetareve i kane marre shumen e parave prej 20 000 lekesh ndersa nje tjeter shtetasi i kane marre shumen e parave prej 15 000 lekesh vjedhje keto tashme te identifikuara dhe te dokumentuara me date 04 nentor 2010 ne rrugen Sulejman Delvina ne Tirane. Dosja me materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane per konsumim te veprave penale te vjedhjes ne bashkepunim.

Sherri banal masakrohet me thike nje 44-vjecar

ELBASAN - Nje person eshte qelluar disa here me thike dhe ndodhet ne gjendje te rende. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Elbasanit ku nje qytetar emri i te cilit nuk behet i ditur per shkak te hetimeve ka qelluar me thike disa here nje 44-vjecar dhe e ka braktisur ate ne nje lume gjaku. Pas nje pune te menjehershme te policise dhe prej nje harku kohor te shkurter u arrit te identifikohej autori i kesaj ngjarjeje. Autori i ngjarjes per motive te dobeta ka tentuar te vrase me mjet te mprehte shtetasin 44-vjecar. Policia ka bere shpalljen ne kerkim te tij dhe po punon per kapjen e tij. I demtuari eshte derguar menjehere ne spitalin kirurgjik Elbasan per te marre ndihmen mjekesore ku aktualisht eshte jashte rrezikut per jeten.

10 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›