E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo Do te fitojme Champions

Reali i Madrdit vazhdon te dominoje ne kampionatin spanjoll por titulli kampion ne Primera Division nuk eshte objektivi i vetem per trajnerin Jose Mourinho. Tekniku portugez eshte shprehur se ne krye te listes se tij qendron Liga e Kampioneve trofe qe kerkon ta fitoje per here te trete ne karrieren e tij pas triumfit me Porton ne vitn 2004 dhe me Interin sezonin e fundit.

Skuadra ka treguar te gjithe forcen e saj por po rritet ndeshje pas ndeshje. Nuk dua te flas se cfare do te fitojme kete sezon pasi objektivat e Realit te Madridit dihen. Nese do te perseris suksesin e nje viti me pare Do te jete e veshtire por skuadra i ka te gjitha mundesite te fitoje titullin ne Spanje dhe Champions ne Evrope ka thene Mourinho i cili nuk harron asnjehere te polemizoje me gazetaret. Forma e shkelqyer qe Kristiano Ronaldo po kalon ne javet e fundit i ka lejuar trajnerit te marre revanshin ndaj gjithe kritikave ne lidhje me fantazistin portugez i cili ne ndeshjet e para te sezonit nuk po dilte ne lojen e tij me te mire.

Sigurisht deri pak jave me pare ai nuk vlente ndersa tani per ju eshte lojtari me i mire. Megjithate ka te tjere futbolliste qe nuk po shenojne dhe jane paguar jo me pak se Ronaldo eshte shprehur Murinjo. Reali i Madridit kryeson Premier Ligen dhe thuajse ka siguruar kualifikimin per ne raundin tjeter te Liges se Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›