E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valentino Rosi xhiroja e pare me motorin Dukati

Valentino Rosi ka nisur aventuren e tij te re me skuderine Dukati me te cilen do te garoje duke nisur nga Boterori i ardhshem i Moto GP. Piloti italian i cili e mbylli kete sezon ne vendin e trete pas kampionti te ri te botes Jorge Lorenzo dhe spanjollit tjeter Daniel Pedroza nuk ka humbur kohe duke zhvilluar sezonin e pare te testimeve me motorin e ri.

Valentino Rosi ka nenshkruar nje kontrate 2-vjecare me Dukatin nga e cila do te perfitoje 7.5 milione euro ne sezon ndersa objektivi i tij eshte te fitoje titullin kampion bote me kete marke.

Italiani ka arritur te triumfoje shtate here ne Moto GP ne fillim me Honda dhe me pas me Jamahan ndersa kalimi te Dukati eshte nje stimul i ri per pilotin italian i cili kerkon te fitoje per here te tete titullin kampion me nje tjeter skuderi.

Rosi i cili do te vazhdoje te mbaje numrin tij te fatit 46 edhe ne motorin Dukati ka zhvilluar 26 xhiro ne cirkutin e Valencias ne Spanje ndersa koha e tij me e shpejte ka qene 1 35134. Kalimi i Valentino Rossit te Dukati ka detyruar skuderine italiane te largoje australian Casey Stoner i cili duke filluar nga Boterori i ardhshem i Moto Gp do te garoje per skuderine japoneze Honda.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›