E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: KE respekton vendimet e OKB-së për emrin e FYROM

BRUKSEL- Komisioni Europian respekton plotësisht vendimet e OKB-së lidhur me çështjen e emrit, tha komisioneri për zgjerimin i Bashkimit Europian (BE), Stefan Fule, në intervistë për gazetën opozitare të Shkupit "Fokus".

"Përdorim përcaktimin provizor 'Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë' dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, deri sa të gjendet një zgjidhje reciprokisht e pranueshme në çështjen e emrit. Prandaj themi se është e nevojshme të gjendet zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe i inkurajojmë të dy palët të intensifikojnë përpjekjet e tyre me qëllim që të gjejnë një zgjidhje reciprokisht të pranueshme",
tha Fule.

Sa i përket mungesës së epitetit "maqedonas-e", nga Progres Raporti i Komisionit për FYROM, lidhur me përcaktimin e kombit sovran, të gjuhës dhe të institutcioneve shtetërore të vendit, - gjë që shkaktoi dhe vazhdon të shkaktojë reagime të fuqishme në Shkup-, Fule sqaroi: "le mos ta ndërlidhim përdorimin e epiteteve me identitetin e kombit. edhe këtë vit në Progres Raportin përdorëm të njëjtën
metodologji me atë të vitit 2009".
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›