Reforma zgjedhore, Fyle: Hap para për tejkalimin e ngërcit
BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, mirëpriti sot vendimin Kuvendit të Shqipërisë për të krijuar një grup parlamentar, i cili do të punojë për reformën zgjedhore, si dhe për kalendarin që përfshin miratimin e ligjeve me 3/5.
“Do të doja gjithashtu të mirëpres vendimin e konferencës së kryetarëve marrë me 14 nëntor për të themeluar një grup parlamentar punë për reformimin e rregullave të procedurës dhe një kalendar për të mbikëqyrur miratimin me 3/5 të ligjeve”- shprehet komisioneri Fyle në nj deklaratë të publikuar sot në faqen e Komisionit Europian.
Sipas Fyles, këto zhvillime së bashku me fillimin e plotë të punës në parlament në muajin shtator nënkuptojnë hapa të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve politike në vend, të cilat pritet t’i japin fund ngërcit politik në Shqiperi.
Komisioni Europian shprehet i gatshëm për të vazhduar mbështetjen për përpjekjet e Shqipërisë në rrugen e saj drejt BE-së.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)