E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Eleonora u vetëvra, shenjtorja do varroset në tempull

Dëshmia e djalit të viktimës, nënkryetar i misionit: Nëna ishte stresuar për konfliktet e pronësisë. Dyert e dritaret ishin mbyllur nga brenda, ka barut në duar

Bashkë me rrethanat e ngjarjes, në mbështetje të versionit të vetëvrasjes janë edhe dëshmitë e fëmijëve të shenjtores, djalit Roel dhe dy vajzave, Florinda e Edlira, që tregojnë se nënën e tyre e kanë gjetur të vdekur në dhomën e saj, ndërsa dera ishte e mbyllur nga brenda, ashtu si dhe dritaret. Burime nga grupi hetimor i ngjarjes në Policinë e Tiranës thanë se paraprakisht ngjarja është dokumentuar si vetëvrasje. Mbrëmjen e së martës, Eleonora Bregu, 58 vjeçe, e vetëquajtur shenjtore, u gjet e vdekur nga një plumb pistolete në kokë. Sipas Policisë, nisur nga dëshmia e rojeve dhe e të birit, të cilët kanë thyer derën pasi dëgjuan të shtënën, por edhe nga fiksimi i provave në vendngjarje, nuk ka asnjë dyshim që 58-vjeçarja është vetëvrarë. Hetuesit thonë se duhet të paktën edhe një javë, kur provave hetimore ti bashkëngjitet ekspertimi balistik i armës tip TT, verifikimi i gjurmëve të gishtave që mund të gjendet në pistoletë dhe raporti mjekoligjor, për ti dhënë një klasifikim përfundimtar ngjarjes.
Dëshmia e djalit
Roel Zhitoni, djali i shenjtores Eleonorë, është njëkohësisht edhe nënkryetar i misionit të vetëquajtur i Shenjtë. Ai ishte personi i parë që e gjeti nënën e tij të vdekur mbrëmjen e së martës. Djali i 56-vjeçares është marrë në pyetje paraditen e djeshme nga grupi hetimor dhe ka sqaruar rrethanat se si e ka mësuar ngjarjen, si dhe dyshimet e tij për vendimin e të ëmës për vetëflijim. Më telefonoi motra e vogël, Edlira, që të shkoja tek tempulli, pasi diçka mund ti kishte ndodhur mamasë. Motra kishte kërkuar nëpër shtëpi, i kishte rënë edhe celularit të saj, por ajo nuk përgjigjej. Në momentin kur ka tentuar të futej në dhomën e gjumit, dera ishte e mbyllur nga brenda dhe, pavarësisht se ka trokitur për disa minuta, nuk e ka hapur njeri. Ajo ka filluar të dyshojë se diçka e keqe mund të kishte ndodhur dhe më kërkoi që të shkoja urgjentisht aty, ka deklaruar djali i Eleonora Bregut. Më pas, ai tregoi se ka shkuar atje rreth orës 19:00, bashkë me nusen dhe vjehrrin dhe është detyruar ta thyejë derën, sepse ishte e mbyllur. Kam shkallmuar derën e dhomës së fjetjes dhe aty pashë nënën time të gjakosur. Ishte e shtrirë në krevatin dopio dhe në prehër kishte një pistoletë. E pashë që ishte e gjakosur dhe menjëherë lajmërova policinë. Gjeta edhe një letër që ajo kishte shkruar. Dritaret dhe dera ishin të mbyllura nga brenda. Nuk e di pse mund të ketë arritur deri në vetëvrasje. Nuk e di as se ku e mbante armën, sepse unë nuk e kisha parë ndonjëherë atë pistoletë. Di të them që kohët e fundit ajo ishte më e heshtur se zakonisht, e stresuar dhe më thoshte vazhdimisht që ky konflikti i pronës e kishte lodhur jashtë mase dhe nuk po e përballonte dot më, mësohet të ketë deklaruar Roel Zhitoni. Pothuajse të njëjtën dëshmi kanë dhënë për Policinë edhe dy vajzat e Eleonorës, Florinda dhe Edlira Duka.
Provat
Eleonora Bregu, kryetarja e Misionit të shenjtë që mban emrin e saj, u gjet e pajetë mbi krevat në dhomën e saj të fjetjes, mbrëmjen e së martës. Pistoleta u gjet pranë saj dhe, sipas Policisë, arma ishte në pozicionin që dukej qartë se i ka rënë viktimës nga dora pasi ka qëlluar veten. Nga ekzaminimi paraprak, burimet sqaruan se në dorën e saj të djathtë janë gjetur shenja të barutit të gëzhojës së dalë nga pistoleta TT, me të cilën është qëlluar Eleonora dhe kjo e ka orientuar grupin hetimor drejt versionit se shkrepja e armës është kryer në mënyrë të vullnetshme nga vetë ajo. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes letrën e lamtumirës së shenjtores dhe një armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, kalibër 7.62 mm, me numër të stampuar 3K 2175 1947, që ka rezultuar pa leje. Ndërsa djali i Eleonorës, Roel Zhitoni, është shprehur në polici se nuk e kishte parë ndonjëherë atë armë dhe as që ishte në dijeni se nëna e tij mund të mbante armë në shtëpi. Por, nga ana tjetër, asnjë prej familjarëve të saj më të afërt, nuk ka ngritur pretendime të tjera, përveç faktit që janë tronditur nga një veprim i tillë, vetëflijimi që ka kryer Eleonora Bregu.
Ekspertiza letrës
Policia e Tiranës ka deklaruar dje se do ti bëjë një ekspertizë letrës së lënë nga shenjtorja Eleonorë për nënën dhe Zotin. Në këtë letër, 57-vjeçarja shprehej se kishte vendosur ti merrte jetën vetes, para se të lejonte që ti merrnin tokën e shenjtë. Policia tha se ka gjetur edhe shkresa të tjera të Eleonorës për ti përdorur për krahasim me letrën që u gjet pranë trupit të pajetë. Ekspertiza e shkrimit është një konkluzion shkencor që do të ndihmojë hetimin e ngjarjes, pasi të realizohet nga laboratori i kriminalistikës për të parë nëse shkrimi i Eleonorës është prezent në letrën që u gjet pranë trupit të pajetë. Ndërkaq, dje hetuesit kanë marrë në pyetje edhe rojën e tempullit. Ai ka treguar se ishte në detyrë kur ndodhi ngjarja, por nuk e ka dëgjuar të shtënën e armës. Mbrëmjen e së martës, Eleonora Bregu u qëllua me një plumb pistolete TT në pjesën pas kokës dhe gjeti vdekjen menjëherë.
Gjyqi me pronarët e tokës e Policinë
Eleonora Bregu, shenjtorja që u gjet e vetëvrarë mbrëmjen e së martës, kishte dy procese gjyqësore të hapura në Gjykatën e Tiranës. Në thelb, të dyja këto procese kishin lidhje me pronësinë e truallit ku është ndërtuar rezidenca e saj, selia e Fondacionit të Shenjtë Eleonorë, pranë Komunës së Parisit, në Selitë, Tiranë. Në padinë e parë, Eleonora Bregu ishte paditur nga 12 persona, anëtarë të familjeve Vorpsi, Faja, Hoxha, Reci, Bogdani, Kalaja, Qosja, Mara dhe Myderizi, të cilët pretendonin të ishin pronarë të truallit ku ishte ndërtuar godina e fondacionit të saj. Në Gjykatën e Tiranës, kjo padi është regjistruar më 16 dhjetor të vitit 2010. Si palë e paditur në të është Vakëfi i shenjtë i lidhjes hyjnore, fondacion. Paditësit i kërkonin gjykatës të detyronin Eleonora Bregun tu kthente atyre një sipërfaqe trualli prej 7200 metrash katrorë, fitimin që do të kishin nëse do të shfrytëzohej prej tyre, si edhe shpërblim për dëmin e shkaktuar nga ndërtimet pa leje në të. Në procesin tjetër, Eleonora Bregu ishte e pandehur. Pas një konfrontimi që pati me forca të policisë për moslirimin e truallit ku ishte ndërtuar tempulli, ajo është dërguar si e pandehur për mosbindje të urdhrit të policisë, fyerje për shkak të detyrës dhe pengim të ekzekutimit të vendimit të gjykatës.

ARMA
Drejtoria e Policisë së Tiranës ka bërë të ditur dje se e vëtqshpallura shenjtore, Eleonora Bregu, ka vrarë veten me një pistoletë të cilën e mbante pa leje. Në rrugën Robert Shvarc, tek fondacioni Shenjtor Eleonora, Tiranë brenda në dhomën e saj në katin e dytë të banesës, ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, të cilën e mbante pa leje shtetasia Eleonora Hajdar Bregu, e vitl.1953, lindur në Korçë e banuese në Tiranë, me arsim të lartë, ka thënë dje policia.

Eleonorë, sekti fetar i krijuar që në 1987 nga kontakti spiritual
Përkundër mosbesimit, akuzave, skandaleve të pronës e konfrontimit me policinë, si dhe konfliktit me institucionet, Misioni Eleonorë ka arritur të mbledhë rreth vetes disa pasues. Organizmi fetar që vepron prej vitesh në Shqipëri, ka një faqe zyrtare në internet në të cilën janë botuar broshura dhe literaturë mbi bazën ideologjike të këtij sekti. Misioni Shenjtëror Eleonorë, i themeluar më 20 korrik 1987, erdhi përmes një komunikimi përgjatë kontaktit të parë Spiritual të Zonjës së Shpirtit me Entitetin, thuhet në faqen zyrtare të misionit. Sipas saj, në këtë takim spiritual, Entiteti aktualizoi Vullnetin Hyjnor, sipas të cilit Zonja duhej të fillon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›