E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule: Kusht normalizimi i marrëdhënieve me Kosovë, jo njohja

Komisari evropian për zgjerim Stefan Fule, ka thënë se kusht për Serbinë është normalizim i marrëdhënieve me Kosovën e jo njohja e saj, njofton Tanjug.

"Shefat e shteteve të Be në dhjetorin e shkuar kanë marrë nxjerrë konkludimet e qarta për zhvillimin e dukshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, përkatësisht për normalizimin e tyre e jo për nevojën njohjes”, citon Tanjug të ketë thënë Fuele për gazetarët në Bruksel.

Ai ka shtuar, thotë kjo agjenci, se BE “nuk ka kurrfarë planesh tjera jashtë kësaj “dhe këto kushte janë thënë në konkluzionet nga dhjetori i vitit të shkuar dhe janë përsëritur edhe sot në bisedimet me kryeministrin Daçiq”.

"Ne kemi përsëritur sot se shefat e shteteve në dhjetorin e vjetëm kanë nxjerrë konkludime në të cilat flitet qartë për zhvillim të dukshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën. Kjo ka të bëjë me normalizimin e jo me nevojën e njohjes. Ky mandat është shumë i qartë dhe nuk ka plane përtej tij”, ka thënë Fuele, raporton Koha.net.

Ndaj deklaratës së Martin Schultz ka reaguar edhe kryeministri serb Ivica Daçiq i cili ka thënë “se nga askush në Bruksel, nuk e ka përmendur pavarësinë e Kosovës, e as Schultz”, ka përfunduar ai

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›