Ku shkon Ronaldo?

Arsyeja e yllit portugez është e paqartë, por presidenti Florentino Perez dhe drejtori sportiv Jose Angel Sanchez kanë filluar të brengosen, pasi dëgjuan deklaratat e ish futbollistit të Manchester Unitedit.
Sipas medieve spanjolle, kjo mund të jetë një kombinim i faktorëve që e kanë shtyrë ‘CR7’ drejt këtij vendimi.
Ato bashkërisht janë të mendimit se vazhdimi i kontratës mund të jetë njëri prej problemeve kryesore.
Ai ka kontratë deri në vitin 2015 me 10 milionë euro në vit, ndërsa duke e pasur parasysh se Zlatan Ibrahimovic e Samuel Eto’o marrin më shumë, 27 vjeçari i ka ‘çuar hundët’.
Kjo nuk është e tëra. Tash mediat e ndryshme botërore kanë filluar të spekulojnë për të ardhmen e Ronaldos.
Mediat britanike shkruajnë se futbollisti ofanziv mund të rikthehet në Manchester United, por nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij tek rivali City, që thuhet se ka bërë gati 120 milionë euro.
Mirëpo, aspak prapa nuk mbetet as Paris Saint Germaini, edhe pse drejtori sportiv Leonardo ka konfirmuar se ekipi francez nuk e ka bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim.
E ardhmja e Ronaldos mund të jetë edhe në Rusi, vend ky që ka filluar të shpenzojë para me të madhe në transferimin e lojtarëve.